Zakaria
9 Shpallje:
«Fjala e Jehovait është kundër vendit të Hadrakut.
Ajo ka si shënjestër* Damaskun,+
sepse Jehovai i ka sytë mbi njeriun+
dhe mbi të gjitha fiset e Izraelit.
2 Është edhe kundër Hamathit,+ që ndodhet në kufi me të,
kundër Tirit+ e Sidonit,+ të cilët mendojnë se janë shumë të mençur.+
3 Tiri ndërtoi mure mbrojtëse* për veten.
Ai e grumbulloi argjendin si pluhurin,
kurse arin si baltën e rrugëve.+
4 Ja, Jehovai do t’ia heqë zotërimet
dhe do t’ia hedhë në det ushtrinë,+
e Tirin do ta përpijë zjarri.+
5 Ashkeloni do ta shohë dhe do të frikësohet.
Gaza do të ndiejë ankth të madh,
e po kështu edhe Ekroni, sepse vendi ku shpresonin është turpëruar.
Një mbret do të shfaroset në Gazë,
dhe Ashkeloni nuk do të banohet.+
7 dhe do t’ia heq nga goja gjërat e përlyera me gjak
e gjërat e pështira që ka mes dhëmbëve.
Prej tij do të ngelet një mbetje për Perëndinë tonë
që ka për t’u bërë si një sheik* në Judë,+
kurse populli i Ekronit do të bëhet si jebusitët.+
8 Unë do të fushoj si një rojë* për të mbrojtur shtëpinë time,+
kështu që askush s’do të kalojë dhe askush s’do të kthehet.
9 Gëzohu me gjithë shpirt, o bijë e Sionit.
Brohorit triumfuese, o bijë e Jerusalemit.
Ja, mbreti yt po vjen te ti.+
Ai është i drejtë dhe sjell shpëtim,*
është i përulur+ dhe ka hipur në një gomar,
po, në një kërriç, në të voglin e gomaricës.+
10 Unë do ta zhduk nga Efraimi karrocën e luftës
dhe kalin nga Jerusalemi.
Harku i betejës do të shkatërrohet.
Ai do t’u shpallë kombeve paqen;+
Ai do ta ushtrojë autoritetin e tij nga deti në det
11 Sa për ty, o grua,* me anë të gjakut të besëlidhjes që kam bërë me ty,
do t’i nxjerr të burgosurit e tu nga gropa pa ujë.+
12 Kthehuni te fortesa, ju të burgosur që keni shpresë.+
Sot po të them:
‘Do të të shpërblej, o grua, me një pjesë të dyfishtë.+
13 Unë do ta tendos Judën si harkun tim.
Do ta përdor Efraimin si shigjetë për harkun.
Bijtë e tu, o Sion, do t’i nxit
që të vihen kundër bijve të Greqisë,
dhe ty* do të të bëj si shpatën e një luftëtari.’
14 Mbi ta do të shihet Jehovai,
dhe shigjeta e tij do të dalë si rrufeja.
Zotëria Sovran Jehova do t’i bjerë bririt+
dhe do të vazhdojë përpara me stuhitë e jugut.
Ata do të pinë e do të jenë të zhurmshëm sikur të kishin pirë verë.
Do të mbushen si taset e tempullit,
si qoshet e altarit.+
16 Atë ditë Jehovai, Perëndia i tyre,
do t’i shpëtojë si kopenë e popullit të vet,+
sepse ata do të jenë si gurët e çmuar të kurorës* që vezullojnë mbi tokën e tij.+
17 Oh, sa e madhe është mirësia e tij!+
Sa e madhe është bukuria e tij!
Drithi do t’i bëjë të fortë djemtë,
dhe vera e re do t’u japë nur virgjëreshave.»+