Isaia
14 Jehovai do t’i tregojë mëshirë Jakobit+ dhe do ta zgjedhë përsëri Izraelin.+ Ai do t’i vendosë* në tokën e tyre,+ dhe të ardhurit do të bashkohen me ta e do të lidhen me shtëpinë e Jakobit.+ 2 Popujt do t’i marrin ata* e do t’i kthejnë në vendin e vet, dhe shtëpia e Izraelit do t’i bëjë këta popuj shërbëtorë e shërbëtore+ në tokën e Jehovait; do të robërojnë ata që i mbanin robër dhe do të mbajnë të nënshtruar ata që i shtrëngonin të punonin.*
3 Ditën kur Jehovai të të japë prehje nga dhembja, nga vuajtjet dhe nga skllavëria e rëndë në të cilën të nënshtruan,+ 4 ti do të thuash këtë proverb kundër mbretit të Babilonisë:*
«Oh, çfarë fundi i erdhi atij që i shtrëngonte të tjerët të punonin!*
Oh, çfarë fundi i erdhi shtypjes!+
5 Jehovai e theu thuprën e të ligjve,
bastunin e sundimtarëve,+
6 ata që i goditnin pareshtur e me furi popujt,+
ata që i nënshtronin kombet gjithë zemërim duke i përndjekur pa mëshirë.+
7 Mbarë toka ka gjetur prehje dhe s’ka më shqetësim.
Njerëzit lëshojnë britma gëzimi.+
8 Edhe dëllinjat dhe cedrat e Libanit
janë gëzuar për atë që të ndodhi ty,
e thonë: ‘Që kur ke rënë ti,
asnjë druvar nuk vjen më te ne.’
Për ty i zgjon ata që dergjen të pafuqishëm në vdekje,
tërë udhëheqësit shtypës* të tokës.
Gjithë mbretërit e kombeve i ngre nga fronet.
10 Të tërë ata marrin fjalën dhe të thonë:
‘Edhe ti qenke bërë i dobët si ne?!
Qenke bërë si ne?!
Vemjet u bënë shtrati yt,
dhe krimbat u bënë mbulesa jote.’
12 Si re nga qielli,
o bir i agimit, ti që shkëlqeje!
Si u hodhe përtokë,
ti që mposhtje kombet!+
13 Ti thoshe me vete:* ‘Do të ngjitem në qiej.+
Do ta ngre fronin tim mbi yjet e Perëndisë+
dhe do të ulem në malin e takimit,*
në viset më të thella të veriut.+
14 Unë do të ngjitem mbi retë e larta;
do të bëhem i ngjashëm me Më të Lartin.’
16 Ata që do të të shikojnë, do të t’i ngulin sytë,
do të të vështrojnë me kujdes dhe do të thonë:
‘Ky është njeriu që e bënte tokën të dridhej
dhe mbretëritë të tronditeshin,+
17 që e shkretoi botën
dhe shkatërroi qytetet e saj,+
që nuk i linte të ktheheshin në shtëpi të burgosurit e vet?!’+
18 Të gjithë mbretërit e tjerë të kombeve,
po, që të gjithë, prehen në lavdi,
secili në varrin* e tij.
19 Kurse ty, si një filiz* të pështirë,
të kanë flakur tutje pa varr,
si një kufomë të shkelur,
të mbështjellë me të vrarët nga shpata,
që i hedhin në një gropë e i mbulojnë me gurë.
Pasardhësit e keqbërësve nuk do të përmenden më kurrë.
21 Bëni gati një trung që bijtë e tij të ekzekutohen,
për fajin e paraardhësve të tyre,
dhe të mos ngrihen e të shtien në dorë tokën
e ta mbushin me qytete.»
22 «Unë do të ngrihem kundër tyre,+—thotë Jehovai i ushtrive.
Do t’ia shuaj emrin Babilonisë, si dhe ata që i kanë mbetur, pasardhësit dhe brezat e ardhshëm,+—thotë Jehovai.
23 Do ta kthej në fole ferrëgjatësh* dhe në moçalishte. Do ta fshij me fshesën e shfarosjes»,+—thotë Jehovai i ushtrive.
24 Jehovai i ushtrive është betuar:
«Siç kam ndër mend, ashtu do të ndodhë,
dhe siç kam vendosur, ashtu do të bëhet.
Zgjedha e tij do të hiqet nga populli im
dhe ngarkesa e tij do të hiqet nga kurrizi i tyre.»+
26 Kjo është vendosur* kundër gjithë tokës,
dhe kjo është dora që është ngritur kundër* tërë kombeve.
Përderisa e ka ngritur dorën,
kush mund t’ia kthejë mbrapsht?+
28 Vitin kur vdiq mbreti Akaz,+ u bë kjo shpallje:
29 «Mos gëzoftë asnjë prej banorëve të tu, o Filisti,
vetëm ngaqë u thye shkopi i atij që të godiste.
Se nga pasardhësi* i gjarprit+ do të dalë një gjarpër helmues,+
e pasardhësi i tij do të jetë një gjarpër helmues që hidhet si shigjetë.*
30 Ndërkohë që të parëlindurit e të munduarve do të kenë ushqim
dhe të varfrit do të shtrihen të sigurt,
unë do të bëj që populli yt* të vdesë nga zia e bukës,
e çfarë mbetet prej teje, do të vritet.+
31 Ulëri, o portë! Thërrit për ndihmë, o qytet!
Ty do të të lëshojë zemra, o Filisti!
Se nga veriu po afrohet një re tymi
dhe askush nuk ngelet prapa në radhët e armikut.»
32 E ç’përgjigje do t’u jepet lajmëtarëve të kombit?
Që Jehovai ka hedhur themelet e Sionit,+
dhe të munduarit e popullit të tij do të gjejnë strehë atje.