Proverbat
25 Edhe këto janë proverbat e Solomonit,+ të cilat i kopjuan* njerëzit e Hezekisë,+ mbretit të Judës:
2 Është lavdi për Perëndinë ta mbajë të fshehtë një çështje,+
dhe lavdi për mbretërit ta hetojnë fund e krye një çështje.
3 Siç janë qiejt të lartë dhe toka e thellë,
edhe zemra e mbretërve është e pahetueshme.
5 Hiqe të ligun nga prania e mbretit,
dhe froni i tij do t’i ketë themelet të patundura në drejtësi.+
6 Mos e ndero veten përpara mbretit+
dhe mos zër vend mes të mëdhenjve,+
7 sepse është më mirë të të thotë:
«Ngjitu këtu!», sesa të të poshtërojë në sy të fisnikëve.+
8 Mos u nxito të ngresh një çështje ligjore,
por mos trego atë që të tha në mirëbesim,*+
10 përndryshe ai që do ta dëgjojë çështjen tënde, do të të turpërojë,
dhe fjalët e këqija* që përhape, s’do t’i tërheqësh dot më.
12 Si një vath i artë dhe si një zbukurim floriri për veshin që e dëgjon,
është ai që korrigjon me mençuri.+
13 Porsi ftohtësia e borës në ditën e korrjes,
është një lajmëtar i besueshëm për atë që e dërgon,
sepse i sjell freskim zotërisë së vet.+
17 Vër këmbë rrallë në shtëpinë e të afërmit tënd,
që të mos i vish në majë të hundës e të të urrejë.
18 Njeriu që jep dëshmi të rreme kundër një tjetri,+
është si topuz, si shpatë dhe si shigjetë e mprehtë.
19 Të mbështetesh në ditë të vështirë te një njeri që s’i zihet besë*
është si të hash me një dhëmb të thyer e të ecësh me një këmbë të çalë.
20 Si një njeri që zhvishet në një ditë të acartë
dhe si uthulla mbi sodë*
është ai që i këndon këngë një zemre të trishtë.+
21 Nëse armiku yt* është i uritur, jepi bukë,
e nëse është i etur, jepi ujë,+
22 sepse kështu do të grumbullosh thëngjij të ndezur mbi kokën e tij,*+
dhe Jehovai do të të shpërblejë.