Isaia
45 Kështu i thotë Jehovai të mirosurit të tij, Kirit,+
të cilin e kapi nga dora e djathtë+
që të nënshtrojë para tij kombe,+
që të çarmatosë mbretër,*
që të hapë para tij dyert dykanatëshe,
dhe kështu portat të mos mbyllen:
Do të copëtoj dyert prej bakri
dhe do të thyej shulat prej hekuri.+
3 Do të të jap thesaret që ndodhen në errësirë
dhe thesaret që ruhen në vende të fshehta,+
që ta dish se unë jam Jehovai,
Perëndia i Izraelit, që të thërret me emër.+
4 Për hir të Jakobit, shërbëtorit tim, dhe të Izraelit, të zgjedhurit tim,
unë të kam thirrur me emër.
Të kam dhënë një emër nderi, megjithëse nuk më njihje.
5 Unë jam Jehovai, dhe nuk ka asnjë tjetër.
Veç meje, nuk ka tjetër Perëndi.+
Unë do të të forcoj,* megjithëse nuk më njihje,
6 që nga lindja e diellit deri në perëndim
të gjithë ta dinë
se nuk ka tjetër veç meje.+
Unë jam Jehovai, dhe nuk ka asnjë tjetër.+
Unë, Jehovai, i bëj të gjitha këto.
Nga retë le të derdhet drejtësia.
Le të hapet toka e të japë si fryt shpëtimin,
e, në të njëjtën kohë, le të mbijë drejtësia.+
Unë, Jehovai, e kam krijuar këtë.»
9 Mjerë ai që hahet* me Bërësin e tij,*
sepse është vetëm një copë qeramike
mes copave të tjera të hedhura përtokë!
A i thotë argjila Poçarit:* «Çfarë po bën?»+
A thotë vepra e bërë: «Ti nuk ke duar.»*
10 Mjerë ai që i thotë një babai: «Ç’ke sjellë në jetë?»,
dhe një nëne: «Çfarë po lind?»*
11 Kështu thotë Jehovai, i Shenjti i Izraelit,+ Ai që e formoi:
«Po më merrni në pyetje për gjërat që do të vijnë
e po më urdhëroni çfarë duhet të bëj me bijtë e mi+ dhe veprat e duarve të mia?!
12 Unë e bëra tokën+ dhe krijova njeriun në të.+
Ky do ta rindërtojë qytetin tim+
e do t’i çlirojë të mërguarit e mi,+ pa marrë as shpërblim e as ryshfet»,+—thotë Jehovai i ushtrive.
14 Kështu thotë Jehovai:
«Fitimet* e Egjiptit, mallrat* e Etiopisë dhe sabeatitët shtatlartë
do të vijnë vetë te ti dhe do të bëhen të tutë.
Ata do të ecin pas teje të lidhur me vargonj.
Do të vijnë e do të përkulen para teje,+
duke të thënë plot nderim: ‘Pa dyshim Perëndia është me ty,+
nuk ka asnjë tjetër; nuk ka Perëndi tjetër.’»
15 Në të vërtetë ti, o Perëndi i Izraelit, o Shpëtimtar,+
je një Perëndi që s’tregon gjithnjë çfarë bën!
16 Ata do të turpërohen e do të poshtërohen të gjithë;
mjeshtrit që bëjnë idhuj, do të ikin të gjithë të turpëruar.+
17 Por Izraeli do të shpëtojë përgjithmonë falë Jehovait.+
Ju nuk do të turpëroheni dhe as do të poshtëroheni më për gjithë përjetësinë.+
18 Kështu thotë Jehovai,
Krijuesi i qiejve,+ Perëndia i vërtetë,
Ai që formoi tokën, që e bëri të patundshme,+
që nuk e krijoi pa një qëllim,* por e formoi që të banohej:+
«Unë jam Jehovai, dhe nuk ka asnjë tjetër.
‘Kot më kërkoni!’
Unë jam Jehovai që flas sipas drejtësisë dhe shpall atë që është e drejtë.+
20 Mblidhuni dhe ejani.
Afrohuni bashkë, ju që ikët nga kombet.+
Ata që mbajnë shëmbëlltyrat e gdhendura nuk dinë asgjë
dhe i luten një perëndie që nuk mund t’i shpëtojë.+
21 Flitni dhe paraqitni çështjen tuaj.
Po, konsultohuni* të gjithë së bashku.
Kush e paratha këtë kohë më parë?
Kush e shpalli që nga e kaluara?
A nuk jam unë, Jehovai?
22 Kthehuni tek unë dhe shpëtoni,+ të gjithë ju skaje të tokës,
sepse unë jam Perëndia dhe nuk ka asnjë tjetër.+
23 Jam betuar për veten time;
fjala që ka dalë nga goja ime është e vërtetë,
e nuk do të kthehet mbrapsht:+
çdo gju do të përkulet para meje
dhe çdo gjuhë do të më betohet për besnikëri+
24 duke thënë: ‘Sigurisht te Jehovai ka drejtësi të vërtetë dhe forcë.
Të gjithë ata që zemërohen me të, do t’i dalin para të turpëruar.