Psalmi
Këngë e bijve të Korahut.+ Për mjeshtrin e korit; në stilin mahalath,* të këndohet duke alternuar zërat. Maskil* i Hemanit,+ ezrahitit.
4 Tashmë më kanë llogaritur mes atyre që përfundojnë në gropë;*+
5 i lënë mes të vdekurve,
si të vrarët që dergjen në varr,
që ti i ke fshirë nga kujtesa
e që nuk janë më nën përkujdesin* tënd.
6 Më fute në gropën më të thellë,
në skutat më të errëta, në një humnerë.
8 Miqtë m’i largove;+ më bëre të pështirë për ta.
Jam i zënë në kurth e s’kam nga t’ia mbaj.
9 Sytë më janë venitur nga mundimi.+
O Jehova, gjithë ditën e ditës të thërras;+
drejt teje i shtrij duart në lutje.
10 Mos do të bësh ndonjë mrekulli në sy të të vdekurve?!
Mos do të ngrihen e të të lëvdojnë ata që dergjen të pafuqishëm në vdekje?!+ (Selah)
11 Mos do të shpallet në varr dashuria jote besnike?!
Mos do t’i bëhet jehonë besnikërisë sate në vendin e shkatërrimit?!*
12 Mos do të vihen re mrekullitë e tua në errësirë?!
Mos do të dallohet drejtësia jote në vendin e harresës?!+