Psalmi
Maskil.* Psalm i Etanit,+ ezrahitit.
89 Përjetë do të këndoj për dashurinë besnike që më ke treguar, o Jehova;
goja ime do t’i bëjë jehonë besnikërisë sate brez pas brezi,
2 se thashë: «Dashuria jote besnike do të mbetet* sa të jetë jeta;+
besnikërinë tënde e ke vendosur mbi themele të forta në qiej.»
4 ‘Do ta bëj të qëndrueshëm trashëgimtarin* tënd+ përjetë
dhe do ta bëj të patundur fronin tënd brez pas brezi.’»+ (Selah)
5 Qiejt të përlëvdojnë për mrekullitë e tua, o Jehova,
po, kongregacioni i të shenjtëve* të përlëvdon për besnikërinë tënde.
6 Në qiej, kush mund të krahasohet me Jehovain?+
Mes bijve* të Perëndisë,+ kush është si Jehovai?
7 Perëndia nderohet thellësisht në asamblenë e të shenjtëve;+
ai është i madhërishëm e u ngjall respekt të thellë të gjithë atyre që ka përqark.+
8 O Jehova, Perëndi i ushtrive, ti je i fuqishëm.
Kush është si ti, o Jah?+
Besnikëria jote të rrethon ngado.+
16 Falë emrit tënd, gëzon gjatë gjithë ditës,
falë drejtësisë sate, ai lartësohet,
19 Në atë kohë u fole besnikëve të tu në një vegim:*
28 Dashuria besnike që kam për të nuk do të shuhet kurrë;+
unë nuk kam për ta shkelur asnjëherë besëlidhjen që bëra me të.+
29 Do ta bëj të qëndrueshëm trashëgimtarin* e tij përjetë
dhe fronin e tij do ta bëj të patundur si qiejt.+
30 Nëse bijtë e tij e lënë ligjin tim
e nuk ecin sipas dekreteve të mia,*
31 nëse i shkelin statutet e mia,
dhe nuk zbatojnë urdhërimet e mia,
32 atëherë do t’i ndëshkoj me shkop për mosbindjen*+
e do t’i fshikulloj për fajin e tyre.
36 Trashëgimtari* i tij do të mbetet në jetë të jetëve+
dhe froni i tij do të qëndrojë përpara meje sa të jetë dielli.+
37 Do të vendoset patundshmërisht jetë e mot
si hëna, dëshmitare e besueshme në qiej.» (Selah)
38 Por ti vetë e ke flakur tej, e ke hedhur poshtë;+
të është ndezur zemërimi kundër të mirosurit tënd.
39 I ke vënë shkelmin besëlidhjes që bëre me shërbëtorin tënd;
e ke përdhosur kurorën* e tij duke e hedhur përtokë.
44 Shkëlqimin ia ke shuar krejt,
fronin përtokë ia ke vërvitur.
45 Ditët e rinisë ia ke shkurtuar,
e ke veshur me turp kokë e këmbë. (Selah)
46 O Jehova, deri kur do të fshihesh nga ne? Përgjithmonë?+
A do të djegë gjithnjë si zjarr tërbimi yt?
47 Kujto sa e shkurtër është jeta ime.+
Më kot i krijove të gjithë njerëzit?!
48 Cili është ai që rron e nuk vdes?!+
A mund ta shpëtojë njeri veten* nga kthetrat e Varrit?!* (Selah)
49 O Jehova, ku është dashuria besnike që tregoje dikur?
Dashuria për të cilën iu betove Davidit falë besnikërisë sate?+
50 Kujto, o Jehova, si i kanë përbuzur shërbëtorët e tu,
kujto si më duhet të duroj* përbuzjen e tërë popujve,
51 kujto, o Jehova, si e kanë fyer armiqtë e tu
të mirosurin tënd në çdo hap që hedh.
52 Lëvduar qoftë Jehovai në jetë të jetëve! Amin, po, Amin!+