Psalmi
Lutje e Davidit.
17 O Jehova, dëgjoje përgjërimin tim për drejtësi!
Kushtoji vëmendje britmës sime për ndihmë!
Vërja veshin lutjes sime të sinqertë!+
2 Marrsh një vendim të drejtë për mua!+
Sytë e tu pafshin atë që është e drejtë!
3 Ti ma ke shqyrtuar zemrën, natën më ke vëzhguar.+
Ti më ke rafinuar+ dhe ke parë se nuk kam kurdisur asnjë të keqe,
e nga goja ime s’ka dalë asgjë e ligë.
4 Njerëzit të bëjnë ç’të duan,
por unë s’kam për të vënë këmbë në shtegun e kusarëve,
se fjalëve të tua ua vë veshin.+
6 Ty të thërras, o Perëndi, se e di që do të më përgjigjesh!+
Ktheje veshin nga unë!* Kushtoju vëmendje fjalëve të mia!+
7 Tregoje dashurinë tënde besnike me veprat e tua të mrekullueshme,+
o Shpëtimtar i atyre që në të djathtën tënde kërkojnë strehë
për të shpëtuar nga ata që ngrenë krye kundër teje!
mezi presin rastin të na rrënojnë;*
12 janë si luanë që pre kërkojnë të shqyejnë,
si luanë të rinj që zënë pusí.
13 Ngrihu, o Jehova!
Përballu me ta+ dhe rrëzoji!
Me shpatën tënde më shpëto nga të ligjtë!