Libri i dytë i Samuelit
8 Pak kohë më vonë, Davidi i mposhti e i bëri zap filistinët+ dhe ua mori qytetin e Meteg-Amahut.
2 Ai i mundi moabitët+ e robërit i shtriu përtokë në një rresht që e mati me litar, me qëllim që të vriste dy të tretat e rreshtit dhe të mbante gjallë një të tretën.+ Kështu moabitët u bënë shërbëtorë dhe haraçpagues* të Davidit.+
3 Davidi mundi Hadadezerin, birin e Rehobit, mbretin e Zobahut,+ teksa ky po shkonte për të vënë përsëri nën autoritetin e vet territoret përgjatë lumit Eufrat.+ 4 Davidi zuri rob 1.700 kalorës dhe 20.000 këmbësorë. Pastaj u preu dejet tërë kuajve të karrocave,+ përveç 100 prej tyre.
5 Kur sirianët e Damaskut+ erdhën në ndihmë të Hadadezerit, mbretit të Zobahut, Davidi vrau 22.000 sirianë.+ 6 Pastaj Davidi vuri garnizone në Damask të Sirisë dhe sirianët u bënë shërbëtorë dhe haraçpagues të Davidit. Jehovai i jepte fitore* Davidit kudo që shkonte.+ 7 Veç kësaj, Davidi mori mburojat e rrumbullakëta prej ari të shërbëtorëve të Hadadezerit dhe i çoi në Jerusalem.+ 8 Nga Betahu dhe Berotai, qytete të Hadadezerit, mbreti David mori një sasi shumë të madhe bakri.
9 Tani Toi,* mbreti i Hamathit,+ dëgjoi se Davidi kishte mundur gjithë ushtrinë e Hadadezerit.+ 10 Prandaj Toi dërgoi të birin, Joramin, te mbreti David që ta pyeste si ishte me shëndet e ta përgëzonte që kishte luftuar kundër Hadadezerit dhe e kishte mundur (sepse Hadadezeri kishte luftuar shpesh kundër Toit). Jorami solli sende prej argjendi, prej ari dhe prej bakri. 11 Mbreti David ia shenjtëroi këto Jehovait, ashtu siç kishte shenjtëruar* argjendin dhe arin që u mori të gjitha kombeve që kishte bërë zap:+ 12 Sirisë, Moabit,+ amonitëve, filistinëve,+ amalekitëve+ dhe Hadadezerit,+ birit të Rehobit, mbretit të Zobahut. 13 Gjithashtu, Davidi i bëri emër vetes kur u kthye pasi kishte vrarë 18.000 edomitë në Luginën e Kripës.+ 14 Ai vendosi garnizone në Edom, anembanë vendit, dhe tërë edomitët u bënë shërbëtorë të Davidit.+ Jehovai i jepte fitore* Davidit kudo që shkonte.+
15 Davidi vazhdoi të mbretëronte mbi gjithë Izraelin,+ dhe gjykonte me drejtësi+ për dobinë e gjithë popullit të tij.+ 16 Joabi,+ biri i Zerujasë, ishte në krye të ushtrisë, kurse Jehozafati,+ biri i Ahiludit, ishte kronist.* 17 Sadoku,+ biri i Ahitubit, dhe Ahimeleku, biri i Abiatarit, ishin priftërinj, kurse Serajahu ishte sekretar. 18 Benajahu,+ biri i Jehojadës, ishte në krye të keretitëve dhe të peletitëve,+ kurse djemtë e Davidit u bënë zyrtarë të lartë.*