Jonai
3 Atëherë fjala e Jehovait iu drejtua për herë të dytë Jonait:+ 2 «Ngrihu e shko në Ninevi,+ në qytetin e madh, dhe atje shpall këtë që po të them.»
3 Atëherë Jonai u ngrit e shkoi në Ninevi,+ duke iu bindur fjalës së Jehovait.+ Ninevia ishte një qytet tejet i madh*—duheshin tri ditë udhë në këmbë që ta përshkoje. 4 Kështu Jonai hyri në qytet dhe bëri një ditë udhë në këmbë duke shpallur:* «Edhe 40 ditë dhe Ninevia do të marrë fund.»
5 Atëherë njerëzit e Ninevisë treguan besim te Perëndia,+ shpallën një agjërim dhe u veshën me copë thesi,* nga më i vogli te më i madhi. 6 Kur fjala arriti te mbreti i Ninevisë, ai u çua nga froni, hoqi veshjen mbretërore, u mbulua me copë thesi dhe u ul në hi. 7 Përveç kësaj, nxori këtë shpallje anembanë Ninevisë:
«Me dekret të mbretit dhe të fisnikëve të tij, asnjë njeri a kafshë, tufë a kope, të mos vërë gjë në gojë! Askush të mos hajë e as të mos pijë! 8 Të mbulohen me copë thesi, njerëz e kafshë, dhe secili të thërrasë me gjithë zemër Perëndinë e të heqë dorë nga rruga e keqe dhe nga dhuna. 9 Kush e di, mbase Perëndia i vërtetë e mendon edhe një herë* atë që ka ndër mend të bëjë dhe heq dorë nga zemërimi i zjarrtë, e kështu ne nuk marrim fund.»
10 Kur Perëndia i vërtetë pa veprat e tyre, se si hoqën dorë nga rruga e keqe,+ ai e mendoi edhe një herë* të keqen që kishte thënë se do t’u sillte dhe nuk e solli.+