Habakuku
1 Shpallja që iu dha profetit Habakuk* në vegim:*
2 Deri kur, o Jehova, do të të thërras për ndihmë, e ti nuk do të dëgjosh?+
Deri kur do të të kërkoj ndihmë që të më shpëtosh nga dhuna, e ti nuk do të ndërhysh?*+
3 Pse më bën të shoh të keqen?
Pse e toleron shtypjen?
Pse para meje ka rrënim e dhunë?
Pse janë shtuar sherret e konfliktet?
4 Ja pse ligji s’ka fuqi
dhe drejtësia nuk vihet kurrë në vend.
Ngaqë i ligu e rrethon të drejtin,
drejtësia shtrembërohet.+
5 *«Shihni mes kombeve dhe kushtoni vëmendje!
Zgurdulloni sytë të shtangur dhe habituni,
sepse në ditët tuaja do të kryhet një vepër,
të cilën nuk do ta besoni, edhe sikur t’jua tregojnë.+
Ata vërshojnë mbi faqen e dheut,
për të zaptuar shtëpi që nuk janë të vetat.+
7 Janë të lemerishëm e të futin tmerrin.
E vendosin vetë drejtësinë dhe autoritetin* e tyre.+
Kuajt e tyre të luftës rendin me galop.
Ata vijnë prej së largu
e sulen si shqiponja drejt ushqimit.+
9 Ata vijnë me gjithë ushtrinë e tyre dhe e kanë ndarë mendjen të shkatërrojnë.+
Vërsulen përpara si era zhuritëse e lindjes+
dhe robërit i mbledhin si kokrrizat e rërës.
Tallen me çdo vend të fortifikuar+
dhe ngrenë ledhe për t’i shtënë në dorë.
11 Më pas përhapen shpejt si era dhe kalojnë mes për mes vendit.
12 A nuk ke ekzistuar ti që nga përjetësia, o Jehova?!+
O Perëndia im, i Shenjti im, ti nuk vdes!*+
Ti, o Jehova, i ke caktuar për të ekzekutuar gjykimin tënd.
O Shkëmbi im,+ ti i ke zgjedhur për të ndëshkuar.*+
14 Pse i bën njerëzit si peshqit e detit,
si krijesat ujore që s’ka kush t’u prijë?
15 Ai* i zë të gjithë me një grep të vetëm,
i kap në rrjetën tratë
dhe i mbledh me rrjetën e peshkimit.
Prandaj s’e mban vendi nga gëzimi.+
16 Ja pse i paraqet flijime rrjetës tratë
dhe i ofron flijime rrjetës së peshkimit,
sepse falë tyre ha racione të zgjedhura*
e ushqimet më të mira.
17 Mos do ta zbrazë ai rrjetën tratë* vazhdimisht?!
Mos do të shuajë pafundësisht kombe pa pikë dhembshurie?!+