Amosi
4 Dëgjojeni këtë fjalë, o lopë të Bashanit,
që ndodheni në malin e Samarisë,+
ju gra që i zhvatni fukarenjtë,+ që shtypni të varfrit
e që u thoni burrave* tuaj: ‘Na sillni diçka për të pirë!’
2 Zotëria Sovran Jehova është betuar për shenjtërinë e tij:
‘Ja, po vjen koha që ai t’ju ngrejë me çengela
dhe ato që do të mbeten nga ju, me grepa.
3 Do të dilni nga të çarat e mureve, secila drejt përpara,
dhe do t’ju hedhin në Harmon,—thotë Jehovai.
4 Shkoni në Bethel dhe kryeni shkelje.*+
Shkoni në Gilgal dhe kryeni edhe më shumë shkelje.+
5 Digjni edhe një blatim falënderimi me bukë me maja+
dhe shpallni me zë të lartë se po bëni blatime vullnetare.
Po, sepse kështu doni të bëni, o popull i Izraelit,—thotë Zotëria Sovran Jehova.
6 Në të gjitha qytetet bëra që të kishit uri*
dhe ju lashë pa bukë në të gjitha shtëpitë tuaja;+
prapëseprapë nuk u kthyet tek unë,+—thotë Jehovai.
7 Gjithashtu, tre muaj para korrjes jua mbajta shiun.+
Lashë që të binte shi në një qytet, por në një tjetër jo.
Në një pjesë toke binte shi,
kurse pjesa tjetër ku nuk binte shi, u tha.
8 Njerëzit e dy ose e tri qyteteve shkonin duke iu marrë këmbët në një qytet tjetër për të pirë ujë+
e nuk e shuanin dot etjen;
prapëseprapë nuk u kthyet tek unë,+—thotë Jehovai.
9 Ju godita me të nxehtët zhuritës e me vrug.*+
Vërtet i shtuat kopshtet e vreshtat,
por fiqtë e ullinjtë jua përpiu karkaleci;+
prapëseprapë nuk u kthyet tek unë,+—thotë Jehovai.
10 Dërgova mes jush një murtajë si ajo që dërgova në Egjipt.+
I vrava me shpatë të rinjtë tuaj,+ kurse kuajt tuaj ranë pre.+
Era e qelbur e kampeve tuaja jua shpoi hundët;+
prapëseprapë nuk u kthyet tek unë,—thotë Jehovai.
Ju ishit si një kërcu i nxjerrë nga zjarri;
prapëseprapë nuk u kthyet tek unë,+—thotë Jehovai.
12 Prandaj do të të ndëshkoj sërish, o Izrael.
Meqenëse do të veproj kështu,
bëhu gati, o Izrael, të përballesh me Perëndinë tënd!
13 Se ja, Ai formoi malet+ dhe krijoi erën,+
ai i tregon njeriut mendimet e Tij,
ai e kthen agimin në terr+
dhe shkel vendet e larta të tokës.+
Ai e ka emrin Jehova, Perëndi i ushtrive.’