Hozea
4 Dëgjoni çfarë thotë Jehovai, o popull i Izraelit,
sepse Jehovai ka një çështje ligjore kundër banorëve të vendit,+
pasi në vend s’ka as të vërtetë, as dashuri besnike, as njohuri për Perëndinë.+
2 Janë përhapur betimet e rreme, gënjeshtrat,+ vrasjet,+ vjedhjet dhe kurorëshkeljet.+
Është derdhur gjak mbi gjak.+
Kafshët e egra të fushës dhe zogjtë e qiellit,
madje edhe peshqit e detit, do të ngordhin.
4 «Megjithatë, askush të mos ngrihet kundër teje a të të korrigjojë,+
sepse ti je si ata që ngrihen kundër një prifti.+
5 Ti do të pengohesh në mes të ditës ashtu si pengohet dikush natën,
e bashkë me ty do të pengohet edhe profeti.
Unë do t’ia mbyll gojën* nënës sate.
6 Popullit tim do t’ia mbyll gojën,* sepse nuk më njeh.
Meqë ti ke hedhur poshtë njohurinë,+ edhe unë do të të hedh poshtë dhe ti nuk do të më shërbesh më si prift.
7 Sa më shumë shtoheshin, aq më shumë mëkatonin kundër meje.+
Lavdinë e tyre do ta kthej në çnderim.*
9 Për popullin do të jetë njësoj si për priftin.
Unë do t’u kërkoj llogari për udhët e tyre
dhe do të sjell mbi ta pasojat e veprimeve të tyre.+
10 Do të hanë, por s’do të ngopen.+
Atyre u rri mendja te prostitucioni,* prandaj largohen nga rruga e drejtë
dhe, për shkak të prostitucionit të tyre,* refuzojnë t’i nënshtrohen Perëndisë së tyre.
13 Bëjnë flijime në majat e maleve+
dhe në kodra paraqitin tymin e blatimeve,
nën pemën e lisit, nën pemën e stiraksit* dhe nën çdo pemë të madhe,+
sepse hija e tyre është e mirë.
Ja pse vajzat tuaja kryejnë prostitucion*
dhe nuset tuaja kryejnë kurorëshkelje.
14 Unë nuk do t’u kërkoj llogari vajzave tuaja për prostitucionin* e tyre
dhe as nuseve tuaja për kurorëshkeljet,
sepse burrat ikin me prostitutat
dhe bëjnë flijime me prostitutat e tempullit.
Ky popull pa mend+ do të shkatërrohet.
16 Se Izraeli është bërë kokëfortë si bualli.+
Mos do ta kullotë tani Jehovai si një dash të ri në kullotë të hapur?!*
17 Efraimi është bashkuar me idhujt.+
Lëreni!
Sundimtarët* e tij e duan fort çnderimin.+
19 Era do ta hedhë tutje,
dhe atij do t’i vijë turp për flijimet e veta.»