Isaia
58 Bërtit sa të ha zëri e mos u përmbaj!
Ngrije zërin si tingulli i një briri.
Shpalli popullit tim rebelimet e tij,+
shtëpisë së Jakobit mëkatet e saj.
2 Ata më kërkojnë ditë për ditë
dhe thonë se kënaqen duke njohur udhët e mia,
sikur të ishin një komb që bën atë që është e drejtë
dhe që nuk e ka braktisur drejtësinë e Perëndisë së tij.+
Kërkojnë nga unë gjykime të drejta,
dëshirojnë t’i afrohen Perëndisë.+
3 Ata thonë: ‘Pse nuk na sheh kur agjërojmë?+
Pse s’e vë re kur e mundojmë veten?’+
Nuk mund të agjëroni si bëni sot
e të mendoni se zëri juaj do të dëgjohet në qiej.
5 A është ky agjërimi që më pëlqen,
një ditë në të cilën dikush e mundon veten,
përkul kokën porsi xunkth,
vë për shtrojë copë thesi* dhe hi?
Këtë quani ju agjërim dhe ditë të pëlqyeshme për Jehovain?
6 Jo! Agjërimi që më pëlqen është ky:
të heqësh vargonjtë e ligësisë,
të zgjidhësh litarët e zgjedhës,+
ta lësh të lirë të shtypurin+
dhe të thyesh çdo zgjedhë;
7 ta ndash bukën me të uriturin,+
ta futësh në shtëpinë tënde atë që është i varfër e i pastrehë,
ta veshësh atë që sheh se është i zhveshur+
dhe të mos ua kthesh shpinën të afërmve.*
Para teje do të shkojë drejtësia
dhe lavdia e Jehovait do të jetë praparoja jote.+
9 Atëherë do të thërrasësh, dhe Jehovai do të të përgjigjet.
Do të kërkosh ndihmë, dhe ai do të të thotë: ‘Ja ku jam!’
Nëse e heq zgjedhën nga mesi yt,
nuk i tregon më me gisht të tjerët
e nuk thua më fjalë keqdashëse,+
10 nëse i jep të uriturit atë që ty vetë të pëlqen+
dhe ngop të munduarit,
atëherë drita jote do të shndritë në errësirë
e terri yt do të jetë si mesdita.+
Ai do t’i gjallërojë kockat e tua,
dhe do të jesh si një kopsht i ujitur mirë,+
si një burim uji që nuk shteron kurrë.
12 Për shkakun tënd do të ndërtohen rrënojat e lashta.+
Ti do të rivendosësh themelet e brezave të shkuar.+
13 Nëse e mban Sabatin, ditën time të shenjtë,+
dhe heq dorë* nga interesat e tua,*
nëse e konsideron Sabatin një ditë kënaqësie të thellë,
një ditë të shenjtë për Jehovain, një ditë që i duhet dhënë lavdi,+
dhe i jep lavdi në vend që të kërkosh interesat e tua e të thuash fjalë të kota,
14 atëherë do të gjesh kënaqësi të thellë te Jehovai
dhe unë do të bëj që të kalërosh në vendet e larta të tokës.+
Do të bëj që të hash nga trashëgimia* e Jakobit, paraardhësit tënd,+
sepse këtë e thotë Jehovai me gojën e tij.»