Libri i dytë i Samuelit
1 Pas vdekjes së Saulit, kur i kishte mposhtur amalekitët, Davidi u kthye në Ziklag+ dhe qëndroi dy ditë. 2 Ditën e tretë nga kampi i Saulit erdhi një burrë me rroba të shqyera e me dhé në kokë. Kur iu afrua Davidit, ai u përkul me fytyrë përtokë para tij.
3 Davidi e pyeti: «Nga vjen?» Ai iu përgjigj: «Kam ikur nga kampi i Izraelit.» 4 Davidi e pyeti: «Si shkoi beteja? Të lutem, më trego.» E ai i tha: «Ushtarët ia kanë mbathur nga beteja dhe shumë kanë vdekur. Madje edhe Sauli me të birin, Jonatanin, kanë vdekur.»+ 5 Atëherë Davidi e pyeti të riun që i solli lajmin: «Nga e di ti që Sauli dhe i biri, Jonatani, kanë vdekur?» 6 I riu iu përgjigj: «Isha rastësisht në malin Gilboa+ dhe pashë Saulin të mbështetur te heshta e tij, dhe karrocat e kalorësit e kishin arritur.+ 7 Kur u kthye e më pa, më thirri. Unë i thashë: ‘Ja ku jam!’ 8 Pastaj më pyeti: ‘Kush je ti?’ Unë iu përgjigja: ‘Jam një amalekit.’+ 9 Atëherë më tha: ‘Të lutem, afrohu dhe më vrit; jam ende gjallë, por kam dhembje të tmerrshme.’ 10 Prandaj iu afrova dhe e vrava,+ sepse e dija që s’mund të mbijetonte pasi ishte plagosur rëndë. Pastaj mora kurorën* që kishte në kokë dhe byzylykun që mbante në krah, e ia solla këtu zotërisë tim.»
11 Atëherë Davidi shqeu rrobat e veta, e po njësoj bënë edhe gjithë burrat që ishin me të. 12 Ata vajtuan, qanë e agjëruan+ deri në mbrëmje për Saulin, për të birin, Jonatanin, për popullin e Jehovait dhe për shtëpinë e Izraelit,+ sepse kishin rënë të vdekur nga shpata.
13 Davidi e pyeti të riun që i solli lajmin: «Nga je?» Ai iu përgjigj: «Jam amalekit, bir i një të ardhuri.» 14 Atëherë Davidi i tha: «Si s’pate frikë që ngrite dorën dhe vrave të mirosurin* e Jehovait?!»+ 15 Pastaj Davidi thirri një nga të rinjtë dhe i tha: «Hajde këtu e vrite!» Kështu ky e goditi me shpatë dhe amalekiti vdiq.+ 16 Davidi i tha: «Vetë e ke fajin për vdekjen tënde,* sepse me gojën tënde dëshmove kundër vetes kur the: ‘Vrava të mirosurin e Jehovait.’»+
17 Pastaj Davidi ia mori kësaj kënge të përvajshme* për Saulin e për Jonatanin, birin e tij,+ 18 dhe tha se popullit të Judës i duhej mësuar kënga e përvajshme e quajtur «Harku», e cila është shkruar në librin e Jasharit:+
19 «O Izrael, bukuria dergjet e vrarë në vendet e tua të larta.+
Oh, seç kanë rënë të fuqishmit!
20 Gathit këtë mos ia tregoni,+
rrugëve të Ashkelonit mos e njoftoni,
që bijat e filistinëve të mos gëzojnë,
bijat e të parrethprerëve të mos ngazëllojnë.
mos rëntë mbi ju as vesë, as shi,
as ara që japin kontribute të shenjta mos paçi,+
sepse te ju u çnderua mburoja e të fuqishmëve,
mburoja e Saulit nuk është më e mirosur me vaj.
22 Nga gjaku i të vrarëve, nga dhjami i të fuqishmëve,
harku i Jonatanit nuk sprapsej,+
as shpata e Saulit pa sukses nuk kthehej.+
24 O bija të Izraelit, qani për Saulin
që ju veshi me rroba cilësore në të kuqe të ndezur,
që i stolisi me ar veshjet tuaja.
25 Oh, seç kanë rënë në betejë të fuqishmit!
Në vendet e tua të larta dergjet i vrarë Jonatani!+
26 Sa më dhemb shpirti për ty, o Jonatan, vëllai im!
Shumë i shtrenjtë ishe për mua.+
Dashuria jote ishte për mua më e mrekullueshme se dashuria e grave.+
27 Oh, seç kanë rënë të fuqishmit
dhe janë shkatërruar armët e luftës!»