Psalmi
Psalm i Davidit. Këngë.
24 Jehovait i përket toka dhe çdo gjë në të,+
mbarë dheu e ata që banojnë në të,
2 sepse ai i ka vënë themele të qëndrueshme mbi dete+
dhe e ka vendosur patundshmërisht mbi lumenj.
3 Kush mund të ngjitet në malin e Jehovait?+
Kush mund të qëndrojë në vendin e tij të shenjtë?
dhe as ndonjë betim me mashtrim.»+
6 Kështu është brezi i atyre që e kërkojnë Perëndinë,
i atyre që kërkojnë pëlqimin* tënd, o Perëndi i Jakobit. (Selah)
8 Kush është ky Mbret i lavdishëm?
Hapuni, o dyer të lashta,
që të hyjë Mbreti i lavdishëm!
10 Kush është ky Mbret i lavdishëm?
Jehovai i ushtrive, ai është Mbreti i lavdishëm.+ (Selah)