Jobi
23 Jobi iu përgjigj:
3 Ah, sikur të dija ku ta gjeja Perëndinë!+
Do të shkoja te vendi i tij i banimit.+
4 Atij do t’ia parashtroja çështjen time,
e në gojë do të kisha plot argumente;
5 atëherë do ta dija përgjigjen e tij,
do ta kuptoja çfarë do të më thoshte.
6 A do të më vihej kundër me forcën e tij të madhe?
Jo, përkundrazi, do të më dëgjonte me vëmendje.+
7 Atje i drejti do të mund t’i ndreqte gjërat me të,
dhe Gjykatësi im do të më shpallte të pafajshëm një herë e mirë.
8 Por unë shkoj në lindje, e ai s’është atje,
shkoj në perëndim, por as atje s’e gjej dot.
9 Kur ai shkon majtas për të vepruar, nuk e shoh,
ai kthehet djathtas, por prapë s’arrij ta shoh.
10 Gjithsesi, ai e njeh mirë udhën time,+
e pasi të më ketë vënë në provë, do të dal i pastër si ar i kulluar.+
12 Nuk jam larguar nga urdhërimet e buzëve të tij;
si thesar i kam çmuar thëniet e tij,+ madje më tepër nga sa më kërkohej.
13 Kur ai e ndan mendjen, kush mund ta ndalojë?+
Atë që dëshiron, e realizon.+
15 Prandaj jam në ankth për shkak të tij;
kur mendoj për të, mbushem me frikë e nderim.
16 Perëndia ma ka ligështuar zemrën,
i Plotfuqishmi më ka futur frikën.
17 Por as errësira s’ma ka mbyllur ende gojën,
as terri që më ka mbuluar fytyrën.