Isaia
62 Për hir të Sionit, nuk do të hesht+
dhe për hir të Jerusalemit, nuk do të gjej prehje
derisa drejtësia e tij të rrezatojë si drita e fortë+
dhe shpëtimi i tij të shkëlqejë si një pishtar i ndezur.+
Do të të thërrasin me një emër të ri,+
të cilin do ta vendosë Jehovai me gojën e tij.
3 Do të bëhesh një kurorë e bukur në dorën e Jehovait,
një çallmë mbretërore në dorën e Perëndisë tënd.
Përkundrazi do të quhesh ‘Kënaqësia Ime’+
dhe toka jote do të quhet ‘E Martuara’,
sepse unë, Jehovai, do të gjej kënaqësi te ti
dhe toka jote do të jetë si një e martuar;
5 sepse ashtu si një i ri martohet me një virgjëreshë,
edhe bijtë e tu do të martohen me ty.
Perëndia do të gëzohet për ty,
ashtu si gëzohet dhëndri për nusen.+
6 Mbi muret e tua, o Jerusalem, kam vënë roja.
Ata nuk do të heshtin asnjëherë, as ditën e as natën.
Ju që lëvdoni Jehovain, mos pushoni
7 e lutjuni atij pa pushim derisa ta vendosë patundshmërisht Jerusalemin,
po, derisa ta bëjë atë lëvdimin e tokës.»+
8 Me dorën e tij të djathtë dhe me krahun e tij të fuqishëm, Jehovai është betuar:
«Drithin tënd nuk do t’ua jap më si ushqim armiqve të tu,
dhe të huajt nuk do ta pinë verën tënde të re, për të cilën je munduar.+
9 Përkundrazi, drithin do ta hanë ata që e mbledhin, e për këtë do të lëvdojnë Jehovain,
dhe verën do ta pinë në oborret e mia të shenjta ata që e vjelin.»+
10 Kaloni, kaloni nga portat.
Përgatitni rrugën që të kalojë populli.+
Shtrojeni, shtrojeni rrugën.
Pastrojeni nga gurët.+
Ngrini një sinjal* për popujt.+
11 Jehovai ka shpallur deri në skajet e tokës:
«Thuajini bijës së Sionit:
‘Ja, shpëtimi yt po vjen.+
Me vete ka një shpërblim
dhe para tij ka një pagë.’»+