Eksodi
15 Atëherë Moisiu dhe izraelitët ia morën kësaj kënge për Jehovain:+
«Më lini t’i këndoj Jehovait, sepse shumë është lartësuar;+
kalin dhe kalorësin në det i ka flakëruar.+
2 Jah* është forca dhe fuqia ime, sepse ai u bë shpëtimi im.+
Ky është Perëndia im, dhe unë do ta lëvdoj,+ Perëndia i atit tim,+ dhe unë do ta lartësoj.+
3 Jehovai është luftëtar i fuqishëm.+ E ka emrin Jehova.+
4 Karrocat e faraonit dhe ushtrinë e tij në det i ka plandosur;+
ajka e luftëtarëve të tij në Detin e Kuq është fundosur.+
5 Dallgët e tërbuara i mbuluan; si një gur thellësirave poshtë shkuan.+
7 Me fuqinë tënde të pafundme i rrëzon ata që kundër teje ngrihen;+
dërgon zemërimin tënd të zjarrtë, që si kashta të përpihen.
8 Nga fryma e flegrave të tua ujërat u grumbulluan;
ato u ndalën, e përmbytjet nuk vërshuan;
ujërat e trazuara në zemër të detit u ngurtësuan.
9 ‘Do t’i ndjek! Do t’i zë!—armiku tha.—
Do të ndaj plaçkë derisa shpirti të më ngopet me ta!
Do ta zhvesh shpatën dhe dora ime do t’i bëjë zap!’+
11 Kush mes perëndive, o Jehova, është si ti?!+
Kush është si ti, suprem në shenjtëri?!+
Ti që me këngë lëvdimi meriton të nderohesh thellë, Ti që bën mrekulli.+
12 E ngrite të djathtën tënde, dhe toka i përpiu.+
13 Me dashuri besnike popullit që shpengove,*+ i prive;
me forcën tënde në banesën tënde të shenjtë do t’i shpiesh.
15 Atëherë sheikët* e Edomit kanë për t’u tmerruar;
sundimtarët e fuqishëm të Moabit* dridhmat kanë për t’i pushtuar;+
gjithë banorët e Kananit zemra ka për t’i lëshuar.+
16 Lemeria e tmerri do të bien mbi ta.+
Nga madhështia e krahut tënd, të palëvizur si një gur do të qëndrojnë ata,
derisa populli yt të kalojë, o Jehova,
17 Ti do t’i sjellësh e në malin e trashëgimisë sate do t’i mbjellësh,+
në vendin e caktuar, o Jehova, që për vete ke përgatitur,
në shenjtëroren, o Jehova, që duart e tua kanë ngritur.
18 Jehovai do të mbretërojë në jetë të jetëve.+
19 Kur kuajt, karrocat e luftës dhe kalorësit e faraonit në det hynë,+
mbi ta ujërat e detit Jehovai lëshoi,+
por në tokë të thatë, në mes të detit, Izraeli kaloi.»+
20 Atëherë Miriami, profetesha, motra e Aronit, mori një dajre në dorë, e pas saj shkuan edhe të gjitha gratë e tjera me dajre e me valle. 21 Miriami ua kthente me këngë burrave:
22 Më vonë, nga Deti i Kuq, Moisiu i priu Izraelit për në shkretëtirën e Surit, dhe ata marshuan tri ditë në shkretëtirë, por nuk gjetën ujë. 23 Pastaj mbërritën në Mara,*+ por nuk mund të pinin nga uji i Marës, sepse ishte i hidhur, ja pse Moisiu e quajti Mara. 24 Atëherë populli nisi të murmuriste kundër Moisiut:+ «Çfarë do të pimë?» 25 Prandaj ai i thirri Jehovait për ndihmë,+ dhe Jehovai i tregoi një pemë të vogël, të cilën Moisiu e hodhi në ujë dhe uji u bë i ëmbël.
Në atë vend, Ai vendosi për ta një rregull e një precedent ligjor, i vuri në provë+ 26 dhe u tha: «Po ta dëgjosh pikë për pikë zërin e Jehovait, Perëndisë tënd, dhe të bësh atë që është e drejtë në sytë e tij e t’u vësh veshin urdhërimeve të tij, dhe po t’u bindesh gjithë rregullave të tij,+ nuk do të sjell mbi ty asnjë nga sëmundjet që u solla egjiptianëve,+ sepse falë meje, Jehovait, do të gëzosh shëndet të plotë.»+
27 Pas kësaj mbërritën në Elim, ku kishte 12 burime uji dhe 70 palma, prandaj e ngritën kampin atje, pranë ujit.