Jeremia
50 Fjala që tha Jehovai për Babiloninë,+ vendin e kaldeasve, nëpërmjet profetit Jeremia:
2 «Tregojeni mes kombeve dhe shpalleni.
Ngrini një sinjal,* shpalleni e mos fshihni asgjë.
Thoni: ‘Babilonia është pushtuar.+
Beli është turpëruar.+
Merodaku është tmerruar.
Shëmbëlltyrat e saj janë turpëruar.
Idhujt e saj të pështirë* janë tmerruar.’
Në të s’ka mbetur këmbë njeriu;
njerëz e kafshë ia kanë mbathur, larg kanë ikur.
4 Në ato ditë dhe në atë kohë,—thotë Jehovai,—populli i Izraelit do të bashkohet me popullin e Judës.+ Ata do të ecin duke qarë+ dhe do të kërkojnë Jehovain, Perëndinë e tyre.+ 5 Do të pyesin për rrugën që të çon në Sion, drejt të cilit kanë kthyer fytyrat,+ e do të thonë: ‘Ejani, le të lidhim me Jehovain një besëlidhje të përhershme që nuk do të harrohet.’+ 6 Populli im është bërë si një kope me dele të humbura.+ Vetë barinjtë e tyre i bënë të shkojnë andej-këtej.+ I udhëhoqën larg nëpër male, duke u endur sa në mal në kodër. E kanë harruar vendbanimin e tyre. 7 Ata që i gjetën, i përpinë,+ dhe armiqtë thanë: ‘Ne nuk jemi fajtorë, sepse kanë mëkatuar kundër Jehovait, vatrës së drejtësisë, po, kundër Jehovait, shpresës së paraardhësve të tyre.’
9 Se unë do të ngre e do të sjell kundër Babilonisë
një grup kombesh të mëdha nga vendi i veriut,+
dhe ato do të rreshtohen në formacion luftimi kundër saj,
e do ta pushtojnë.
10 Kaldea do të bëhet plaçkë.+
Tërë ata që do të marrin plaçkën e saj, do të ngopen,+—thotë Jehovai.
Kërcyet si mëshqerra në bar të njomë
dhe hingëllitë si hamshorë.
Ja, është më pak e rëndësishmja nga kombet,
një vend pa ujë dhe një shkretëtirë.+
Kushdo që do të kalojë nëpër Babiloni, do t’ia ngulë sytë i llahtarisur
14 Rreshtohuni në formacion luftimi kundër Babilonisë nga çdo anë,
të gjithë ju që tendosni harkun.
15 Lëshoni një britmë lufte kundër saj nga çdo anë.
Ajo është dorëzuar.
Merrni hak ndaj saj.
Veproni me të siç ka vepruar ajo me të tjerët.+
Për shkak të shpatës mizore, secili do të kthehet te populli i vet,
secili do të ikë në vendin e vet.+
17 Izraelitët janë si dele të shpërndara.+ Luanët i kanë shpërndarë.+ Në fillim i gllabëroi mbreti i Asirisë,+ pastaj ua breu kockat Nabukodonosori,* mbreti i Babilonisë.+ 18 Prandaj, kështu thotë Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ‘Unë do ta ndëshkoj mbretin e Babilonisë dhe vendin e tij, ashtu siç ndëshkova mbretin e Asirisë.+ 19 Do ta kthej Izraelin në kullotën e vet,+ dhe ai do të kullotë në Karmel e në Bashan.+ Ai do të ngopet në malet e Efraimit+ e të Galadit.’+
20 Kështu thotë Jehovai: ‘Në ato ditë dhe në atë kohë,
do të kërkojnë fajin e Izraelit,
por nuk do ta gjejnë.
As mëkatet e Judës nuk do t’i gjejnë,
sepse do t’i fal ata që kam lënë gjallë.+
21 Dilni kundër vendit të Merataimit dhe kundër banorëve të Pekodit.+
Masakrojini dhe shfarosini krejt,*—thotë Jehovai.
Bëni tamam si ju urdhërova.
22 Në vend dëgjohet zhurma e luftës;
një katastrofë e madhe.
23 Oh, si ka rënë dhe është thyer çekani i gjithë tokës!+
Oh, si është bërë Babilonia një objekt llahtarie mes kombeve!+
24 O Babiloni, unë të ngrita një lak
dhe ti re në të pa e marrë vesh fare.
Të gjetën dhe të kapën,+
sepse iu kundërvure Jehovait.
25 Jehovai ka hapur depon e vet
dhe po nxjerr armët e indinjatës së tij,+
sepse Zotëria Sovran, Jehovai i ushtrive,
ka punë me vendin e kaldeasve.
26 Hajdeni kundër saj nga vendet e largëta.+
Hapjani hambarët+ e bëjani plaçkën pirg, siç bëhet drithi.
Shkatërrojeni krejt.*+ Të mos mbetet këmbë njeriu.
Mjerë ata, sepse u erdhi dita,
koha që të lahen hesapet!
28 Dëgjohet zëri i atyre që po ikin
e po ia mbathin nga Babilonia,
për të shpallur në Sion hakmarrjen e Jehovait, Perëndisë tonë,
hakmarrjen për tempullin e tij.+
Fushoni rreth e qark saj; të mos shpëtojë asnjë.
Kthejani sipas asaj që ka bërë,+
bëjini atë që u ka bërë ajo të tjerëve,+
sepse ka vepruar me arrogancë kundër Jehovait,
po, kundër të Shenjtit të Izraelit.+
30 Prandaj të rinjtë e saj do të bien në sheshe,+
dhe ushtarët e saj do të marrin fund,*—thotë Jehovai.
31 Ja, unë jam kundër teje,+ o sfiduese,+—thotë Zotëria Sovran, Jehovai i ushtrive.
Se dita jote do të vijë, po, koha kur të të kërkoj llogari.
32 Ti, o sfiduese, do të pengohesh dhe do të biesh.
Askush nuk do të të ngrejë.+
Unë do t’u vë zjarrin qyteteve të tua,
që do të përpijë gjithçka përreth teje.’
33 Kështu thotë Jehovai i ushtrive:
‘Popullin e Izraelit dhe të Judës i kanë shtypur.
Tërë ata që i marrin rob, i kanë mbërthyer+
dhe nuk i lënë të ikin.+
Ai do ta mbrojë patjetër çështjen e tyre ligjore,+
që t’i japë prehje vendit+
e t’i bëjë të dridhen banorët e Babilonisë.’+
35 Kështu thotë Jehovai: ‘Do të vijë një shpatë kundër kaldeasve,
kundër banorëve të Babilonisë, kundër princave e kundër të mençurve të saj.+
36 Do të vijë një shpatë kundër atyre që thonë fjalë boshe,* e ata do të veprojnë pa mend.
Do të vijë një shpatë kundër luftëtarëve, e ata do të tmerrohen.+
37 Do të vijë një shpatë kundër kuajve të tyre, kundër karrocave të luftës
dhe kundër tërë popujve të ndryshëm që janë në mes të saj,
e ata do të bëhen si gratë.+
Do të vijë një shpatë kundër thesareve të saj, e ato do të plaçkiten.+
38 Do të vijë një shkretim mbi ujërat e saj, e ato do të thahen,+
sepse është një vend me shëmbëlltyra të skalitura,+
dhe, për shkak të vegimeve* të tyre të lemerishme, ata veprojnë si të çmendur.
39 Prandaj kafshët e shkretëtirës do të banojnë me kafshët që ulërijnë,
dhe strucët do të banojnë në të.+
Ajo nuk do të banohet më kurrë,
as do të popullohet më brez pas brezi.+
40 Ashtu si Perëndia shkatërroi Sodomën, Gomorrën+ dhe qytetet e saj fqinje,+—thotë Jehovai,—kështu do të ndodhë edhe me Babiloninë. Në të nuk do të banojë asnjeri, e askush nuk do të vendoset me banim atje.+
41 Ja, një popull po vjen nga veriu,
dhe një komb i madh e mbretër të mëdhenj+ do të ngrihen
nga vendet më të largëta të tokës.+
42 Ata janë pajisur me hark e shtizë.+
Janë mizorë dhe nuk kanë aspak mëshirë.+
Zhurma e tyre, teksa kalërojnë kuajt,
është si deti që gjëmon.+
Janë rreshtuar në formacion luftimi kundër teje si një njeri i vetëm, o bijë e Babilonisë.+
E ka pushtuar ankthi,
e kanë pushtuar dhembjet si të gruas që lind.
44 Ja, dikush do të vijë si një luan nga shkurrnajat e dendura përgjatë Jordanit kundër kullotave të sigurta, por në çast do t’i bëj që t’ia mbathin që aty. Do të caktoj aty të zgjedhurin tim,+ sepse kush është si unë, dhe kush mund të më sfidojë? Cili bari mund të qëndrojë para meje?+ 45 Prandaj dëgjoni vendimin* e Jehovait kundër Babilonisë+ dhe atë që ka ndër mend të bëjë kundër vendit të kaldeasve:
me siguri të vegjlit e kopesë do t’ia tërheqin zvarrë,
dhe për shkak të tyre, kullotat e sigurta ai do t’i bëjë të shkreta.+