Jobi
6 Atëherë Jobi iu përgjigj:
4 Se shigjetat e të Plotfuqishmit më kanë shpuar,
dhe shpirti im helmin e tyre thith;+
tmerre nga Perëndia janë rreshtuar kundër meje.
5 A qan gomari i egër+ kur ka bar?
A pëllet demi kur ka tagji?
6 A hahet pa kripë ushqimi që s’ka shije?
A ka shije lëngu i mëllagës?
7 Nuk pranoj të prek asnjë nga këto,
se për mua janë si ushqim i ndotur.
8 Ah, sikur të më plotësohej kërkesa!
Ah, sikur Perëndia të më jepte atë që dëshiroj!
9 Ah, sikur Perëndia të më dërrmonte!
Ah, sikur ta zgjaste dorën e të më shfaroste!+
10 Edhe kjo do të më ngushëllonte;
do t’i prisja krahëhapur dhembjet e vdekjes,
sepse nuk i kam hedhur poshtë fjalët e të Shenjtit.+
11 E sa fuqi më ka mbetur, që të rri e të pres?!+
Ç’e mirë më pret që të vazhdoj të rroj?!
12 Mos jam i fortë si shkëmb?!
Prej bakri e kam mishin?!
13 E si mund t’i vij në ndihmë vetes
tani që nuk kam më asnjë mbështetje?!
16 Ata janë të turbullt nga akulli,
e në ta fshihet bora kur shkrin.
17 Por në stinën e nxehtë, shteren e mbarojnë;
kur vjen vapa, thahen krejt.
18 Ata gjarpërojnë në shtigjet e tyre,
nëpër shkretëtirë shkojnë derisa mbarojnë.
20 Ata turpërohen se më kot shpresuan;
shkojnë deri atje vetëm që të zhgënjehen.
22 Mos vallë ju kërkova të më jepni ndonjë dhuratë?
A ju kërkova të jepni ndonjë gjë në emrin tim nga pasuria juaj?
23 Mos ju kërkova të më shpëtoni nga duart e armiqve?
Ju kërkova të më shpëtoni* nga shtypësit?
25 Fjalët e sinqerta nuk sjellin dhembje!+
Por, ç’të mirë më sjell korrigjimi juaj?+
28 Tani kthehuni dhe më shihni,
se s’kam për t’ju gënjyer sy ndër sy.
29 Mendohuni edhe një herë, ju lutem, e mos më gjykoni keq;
po, mendohuni edhe një herë, se drejtësia ime s’ka ndryshuar.
30 Vallë, ka padrejtësi në gjuhën time?
Mos nuk e dallon dot qiellza ime të gabuarën?