Jobi
32 Kështu ata të tre nuk i kthyen më përgjigje, se Jobi ishte i bindur për drejtësinë e vet.*+ 2 Mirëpo Elihu, biri i Barakelit, buzitit,+ nga familja e Ramit, u zemërua shumë. Atij iu ndez zemërimi kundër Jobit, se u përpoq ta shpallte veten më të drejtë se Perëndia.+ 3 U zemërua shumë edhe me tre shokët e Jobit, sepse nuk kishin ditur t’i përgjigjeshin siç duhet, përkundrazi, kishin bërë fajtor Perëndinë.+ 4 Para se t’i përgjigjej Jobit, Elihu priti të mbaronin ata, meqë ishin më të moshuar.+ 5 Kur pa se ata të tre nuk kishin ç’ti thoshin më Jobit, Elihut iu ndez zemërimi edhe më shumë. 6 Kështu Elihu, biri i Barakelit, buzitit, filloi të thoshte:
Ndaj nga respekti u përmbajta+
e s’guxova t’ju thosha atë që di.
10 Prandaj them: ‘Më dëgjoni,
se edhe unë do t’ju tregoj atë që di.’
12 Ju ndoqa me vëmendje,
por asnjëri s’mundi t’i tregonte Jobit se e kishte gabim*
ose t’u jepte përgjigje argumenteve të tij.
13 Prandaj mos thoni: ‘Kemi mençuri,
se atë po e ndreq Perëndia, jo njeriu.’
14 Jobi s’i drejtoi ato fjalë kundër meje,
prandaj nuk do t’i përgjigjem me arsyetimet tuaja.
15 Ju u shtangët, s’u përgjigjët më;
s’kishit më asgjë për të thënë.
16 Prita, por ju nuk po flisnit më;
thjesht rrinit atje e s’përgjigjeshit.
17 Prandaj do të përgjigjem unë;
edhe unë do t’ju tregoj atë që di,
18 sepse kam plot fjalë për të thënë;
fryma e Perëndisë më nxit të flas.
20 Më lini të flas që të gjej lehtësim,
do të hap gojën e do të përgjigjem.