Isaia
63 Kush është ky që vjen nga Edomi,+
që vjen nga Bozrahu+ me rroba në ngjyrë të ndezur,*
me veshje madhështore
e që marshon me fuqi të madhe?
«Jam Unë, që flas me drejtësi
dhe që kam shumë fuqi për të shpëtuar.»
I shtypja pareshtur nga zemërimi
dhe i shkelja nga tërbimi.+
Rrobat m’u spërkatën me gjakun e tyre,
tërë veshjet m’u njollosën,
4 sepse kam vendosur të sjell* ditën e hakmarrjes,+
ka ardhur viti që të riblej popullin tim.
5 Pashë, por nuk kishte asnjë që të më ndihmonte;
u trondita që nuk kishte asnjë që të më mbështeste.
7 Do të përmend veprat e dashurisë besnike të Jehovait,
veprat e denja për lëvdim të Jehovait,
sepse Jehovai ka bërë kaq shumë për ne,+
ka bërë shumë gjëra të mira për shtëpinë e Izraelit
nga mëshira dhe nga dashuria e tij e madhe besnike.
8 Në fakt, ai tha: «Janë pa dyshim populli im, bij që do të jenë besnikë.»*+
Prandaj, ai u bë Shpëtimtari i tyre.+
9 Ai vuajti për të gjitha vuajtjet e tyre.+
Lajmëtari i tij personal* i shpëtoi.+
10 Por ata u rebeluan+ dhe e hidhëruan frymën e tij të shenjtë.+
11 Populli kujtonte ditët e shkuara,
ditët e shërbëtorit të tij, Moisiut:
«Ku është Ai që i nxori nga deti+ me barinjtë e kopesë së vet?+
Ku është Ai që i dha frymën e Tij të shenjtë?+
12 Ku është Ai që e mbështeti Moisiun me fuqinë e Tij të madhe,*+
që i ndau ujërat para tyre+
për t’i bërë vetes një emër të përjetshëm?+
13 Ku është Ai që u priu përmes ujërave të thella*
që të mos pengoheshin kur ecnin,
ashtu si kali në një vend të hapur?*
Ku është zelli dhe fuqia jote e madhe?
Ku është dhembshuria*+ dhe mëshira jote?+
Megjithëse Abrahami mund të mos na njohë
dhe Izraeli mund të mos na pranojë,
ti, o Jehova, je Ati ynë,
dhe quhesh Riblerësi ynë i kohëve të mëparshme.+
17 Pse, o Jehova, lejon* që të largohemi nga udhët e tua?
Pse lejon* që zemra jonë të ngurtësohet e të mos kemi nderim të thellë* për ty?+
Kthehu për hir të shërbëtorëve të tu,
fiseve të trashëgimisë sate.+
18 Populli yt i shenjtë zotëronte një pronë për pak kohë,
por kundërshtarët tanë e shkelën me këmbë shenjtëroren tënde.+
19 Për shumë kohë jemi bërë si ata mbi të cilët nuk ke sunduar kurrë,
si ata që nuk janë thirrur kurrë me emrin tënd.