Vajtimet
א [Alef]*
1 Si vallë rri ulur krejt e vetmuar ajo* që dikur ishte plot e përplot me njerëz?!+
Si vallë u bë vejushë zonja e madhe e* kombeve?!+
Si vallë u katandis në skllave princesha e provincave?!+
ב [Beth]
2 Netëve qan me ngashërim+ dhe lotët i rrjedhin faqeve.
Nga gjithë dashnorët e saj, s’ka kush ta ngushëllojë.+
Tërë miqtë e tradhtuan,+ e tani i ka armiq.
ג [Gimel]
3 Juda ka shkuar në mërgim,+ nën zgjedhën e mundimshme të skllavërisë.+
Mes kombeve i duhet të banojë+ e s’gjen vend ku të prehet.
Të gjithë përndjekësit e saj e vunë poshtë kur ishte në pikë të hallit.
ד [Daleth]
4 Rrugët e bijës së Sionit* mbajnë zi,
sepse askush nuk vjen më në festat e saj solemne.+
Tërë portat e saj janë të shkretuara;+
priftërinjtë e saj psherëtijnë;
të rejat* e saj janë të pikëlluara e atë vetë e ka pushtuar hidhërimi.
ה [He]
5 Kundërshtarët tani i ka padronë*
dhe armiqtë e saj gëzojnë jetën në qetësi,+
sepse Jehovai ia ka sjellë këtë hidhërim nga moria e fajeve të saj;+
fëmijët ia kapi kundërshtari, ia çoi në robëri.+
ו [Ua]
6 Bija e Sionit ka humbur tërë shkëlqimin.+
Princat e saj janë bërë si drerë që nuk gjejnë kullotë;
ata ia mbathin të sfilitur nga përndjekësit.
ז [Zajin]
7 Tani, në këto kohë të mundimshme, ku s’ka ku të futë kokën,
bija e Jerusalemit* kujton gjithë gjërat e çmuara që kishte kohë më parë.+
Kundërshtarët e panë që populli ra në dorë të armikut,
që s’kishte kush ta ndihmonte,+
ח [Heth]
Të gjithë ata që dikur e nderonin,
tani e trajtojnë gjithë përçmim, sepse e panë krejt lakuriq,+
ndaj ajo psherëtin+ dhe kthen kokën e turpëruar.
ט [Teth]
9 Rrobat i ka të përlyera me mëkate.
Nuk mendoi fare për të ardhmen e vet,+
prandaj rrënimi i saj ishte tronditës
e tani s’ka kush ta ngushëllojë.
O Jehova, shikoje mundimin tim,
sepse armiku mbahet me të madh për fitoren.+
י [Jod]
10 Kundërshtari ka shtënë në dorë gjithë thesaret e saj;+
para syve të saj kombet hynë në shenjtërore,+
pikërisht ato kombe që ti i urdhërove të mos hynin në mes të kongregacionit* tënd.
כ [Haf]
11 Mbarë populli psherëtin dhe kërkon bukë.+
Kanë dhënë gjërat e tyre me vlerë për një copë bukë,
sa për të mbajtur shpirtin gjallë.
Shih, o Jehova, shih ç’grua* e pavlerë jam bërë.
ל [Lamed]
12 A nuk ju bën përshtypje kjo që shikoni, o kalimtarë?!
Kthejini sytë dhe shikoni!
A ka dhembje më të madhe se kjo që më mundon,
se dhembja që më shkaktoi Jehovai ditën e zemërimit të tij të zjarrtë?!+
מ [Mem]
13 Nga atje lart dërgoi zjarr për të shkrumbuar çdo kockë timen.+
Për këmbët e mia vuri një rrjetë si grackë e më detyroi të kthehem prapa.
Ai më la qyqe të shkretë,
dhe unë dergjem e sëmurë gjithë ditën.
נ [Nun]
14 Fajet e mia rëndojnë si një zgjedhë që dora e tij shtrëngoi;
mbi qafë më rëndojnë dhe fuqitë m’i shterojnë.
Jehovai më ka lënë në duart e atyre që s’mund t’u bëjë ballë.+
ס [Sameh]
15 Tërë trimat e mi të fuqishëm Jehovai i ka hedhur tej, larg meje.+
Ka mbledhur një turmë kundër meje, që të m’i dërrmojë të rinjtë.+
Jehovai e ka shtypur virgjëreshën e Judës si rrushi në shtypëse.+
ע [Ajën]
16 Ja pse qaj dhe lotët+ më rrjedhin çurg.
Nuk kam afër dikë që të më ngushëllojë, dikë që të ma freskojë shpirtin,
dhe bijtë e mi janë zemërthyer, sepse armiku triumfoi.
פ [Pe]
Jehovai u ka dhënë urdhër tërë armiqve rreth e qark Jakobit të ngrihen kundër tij,+
e në sytë e tyre bija e Jerusalemit është bërë e neveritshme.+
צ [Cade]
18 Jehovai është treguar i drejtë,+ sepse unë u rebelova kundër urdhërimeve* të tij.+
Dëgjoni tani, të gjithë ju, o popuj, dhe shihni ç’dhembje po heq!
Të rinjtë dhe të rejat* e mia kanë shkuar në robëri.+
ק [Kof]
19 U thirra dashnorëve të mi, por ata më tradhtuan.+
Në qytet, priftërinjtë dhe pleqtë u shuan,
teksa kërkonin një copë bukë që të mbanin shpirtin gjallë.+
ר [Resh]
20 Shiko, o Jehova, në ç’hall të madh jam!
Më është bërë një lëmsh në bark*
dhe zemrën ma shtrëngon ankthi,
sepse jam treguar rebele kokë e këmbë.+
Jashtë, fëmijët m’i shkreton shpata,+
kurse brenda në shtëpi, vdekja.
ש [Shin]
21 Më kanë dëgjuar tek psherëtij,
por s’ka kush të më ngushëllojë.
Tërë armiqtë e mi kanë dëgjuar për të keqen që më ka rënë
dhe fërkojnë barkun, sepse këtë të keqe ma solle ti.+
ת [Ta]
22 Qoftë tërë ligësia e tyre para syve të tu, dhe sillu ashpër me ta,+
ashtu siç u solle ashpër me mua për shkak të të gjitha fajeve të mia.
Të shumta janë rënkimet e mia dhe zemra më është ligështuar.