Psalmi
ל [Lamed]
10 O Jehova, pse rri larg?
Pse fshihesh në kohë vuajtjesh?+
2 Gjithë arrogancë, i ligu e ndjek këmba-këmbës të pambrojturin,+
por ai vetë do të zihet në lakun e intrigave që kurdis.+
3 I ligu krenohet me dëshirat e tij egoiste+
dhe i jep bekimin e vet lakmitarit;*
נ [Nun]
nuk ka pikë respekti për Jehovain.
4 Nga fodullëku, i ligu s’do t’ia dijë për Perëndinë
dhe krejt i bindur thotë: «S’ka Perëndi!»+
S’do të më gjejë asnjë e keqe, brez pas brezi!»+
פ [Pe]
7 Nga goja i dalin veç mallkime, gënjeshtra e kërcënime;+
në majë të gjuhës ka veç fjalë që hapin plagë e telashe.+
ע [Ajën]
I mban sytë hapur për ndonjë viktimë të mjerë,+
9 e në vendin ku fshihet, pret si luani në strofkën e vet,*+
që të pambrojturin me kthetra ta mbërthejë,
e në dorë e shtie kur e zë në rrjetë.+
10 Viktima dërrmohet e shembet përdhe,
po, në kthetrat e tij bie i mjeri.
ק [Kof]
Ngrije dorën tënde të fuqishme,+ o Perëndi!
Të pambrojturin mos e harro!+
13 Pse, o Perëndi, nuk ka pikë respekti për ty i ligu?
Ai thotë me vete: «Perëndia s’ka për të më kërkuar llogari!»
ר [Resh]
14 Por pa dyshim, ti sheh çdo hall e vuajtje,
ti sheh dhe i merr vetë gjërat në dorë;+
te ti vjen për ndihmë viktima e mjerë,+
ש [Shin]
15 Thyeja krahët njeriut të lig dhe mizor,+
ndëshkoje për gjithë ligësinë e tij,
derisa të mos i mbetet më grimcë ligësie.
16 Jehovai është Mbret në jetë të jetëve.+
Kombet armike janë shuar nga faqja e dheut.+
ת [Ta]