Filipianëve
3 Së fundi, vëllezërit e mi, vazhdoni të gëzoni në unitet me Zotërinë.+ Nuk më rëndon t’ju shkruaj për të njëjtat gjëra, por kjo është mbrojtje për ju.
2 Ruhuni nga njerëzit e neveritshëm,* ruhuni nga ata që bëjnë të këqija, ruhuni nga ata që gjymtojnë trupin,*+ 3 sepse të rrethprerët e vërtetë jemi ne,+ ne që bëjmë shërbim të shenjtë me anë të frymës së Perëndisë, që krenohemi me Krishtin Jezu+ e që nuk e mbështetim sigurinë te gjërat njerëzore,* 4 edhe pse unë, më shumë se kushdo tjetër, kam arsye të ndihem i sigurt falë këtyre gjërave.
Nëse ndonjë tjetër mendon se ka arsye ta mbështetë sigurinë te këto gjëra, unë kam edhe më shumë: 5 i rrethprerë ditën e tetë,+ nga kombi i Izraelit, nga fisi i Beniaminit, hebre i lindur nga hebrenj;+ për sa i përket ligjit, farise;+ 6 për sa i përket zellit, përndjekës i kongregacionit;*+ për sa i përket drejtësisë që bazohet te ligji, njeri që tregoi se ishte i paqortueshëm. 7 Megjithatë, ato që për mua ishin fitim, i kam konsideruar si humbje* për hir të Krishtit.+ 8 Madje, çdo gjë e konsideroj humbje për hir të vlerës së shkëlqyer të njohurisë për Krishtin Jezu, Zotërinë tim. Për hir të tij pranova të humb çdo gjë dhe i konsideroj sikur të jenë shumë plehra,* që të fitoj Krishtin 9 dhe të jem në unitet me të, jo falë drejtësisë sime ngaqë zbatoj ligjin, por falë drejtësisë që vjen nga besimi+ te Krishti,+ drejtësisë që buron nga Perëndia dhe bazohet te besimi.+ 10 Synoj që ta njoh atë dhe fuqinë e ringjalljes së tij,+ si dhe të heq të njëjtat vuajtje si të tijat,+ duke iu nënshtruar një vdekjeje si e tija,+ 11 që, po të jetë e mundur, të jem mes atyre që do të kthehen në jetë në ringjalljen e parë.+
12 Jo se e kam marrë tashmë çmimin ose jam bërë tashmë i përsosur, por po bëj çmos+ që të marr atë për të cilën më zgjodhi Krishti Jezu.+ 13 Vëllezër, nuk e konsideroj veten sikur tashmë e kam marrë atë, por një gjë është e sigurt: po i harroj gjërat që lashë pas,+ po synoj drejt atyre që kam përpara,+ 14 e po sulem me zjarr drejt qëllimit, që, me anë të Krishtit Jezu, të marr çmimin+ e thirrjes qiellore+ të Perëndisë. 15 Prandaj, të gjithë ne që jemi të pjekur,+ le të kemi këtë prirje mendore, por, nëse prireni të mendoni ndryshe për ndonjë aspekt, Perëndia do t’jua tregojë prirjen e duhur. 16 Sidoqoftë, nga këtu ku kemi përparuar, le të vazhdojmë të ecim me rregull në të njëjtën udhë.*
17 Vëllezër, bëhuni të gjithë së bashku imituesit e mi+ dhe mbajini sytë tek ata që ecin sipas shembullit që ju lamë ne, 18 sepse ka shumë nga ata që unë i përmendja shpesh, por që tani i përmend duke qarë, të cilët ecin si armiq të shtyllës së torturës* të Krishtit. 19 Fundi i tyre është shkatërrimi, perëndia i tyre është barku,* lavdia e tyre është në të vërtetë turpi i tyre dhe mendjen e kanë te gjërat e kësaj bote.+ 20 Kurse ne e kemi qytetarinë+ në qiej,+ dhe prej andej po presim me zjarr një shpëtimtar, Zotërinë Jezu Krisht,+ 21 i cili do ta transformojë trupin tonë të përulur, që të bëhet si trupi i tij i lavdishëm,+ nëpërmjet fuqisë së tij të madhe, me të cilën nënshtron çdo gjë.+