Kënga e Solomonit
Hëngra huallin dhe mjaltin tim,
piva verën dhe qumështin tim.»+
«Hani o miq të shtrenjtë!
Pini e dehuni me shprehje dashurie!»+
2 «Në gjumë jam, por zemra s’më fle.+
Ja, kjo është trokitja e të shtrenjtit tim!
‘Hapma derën, o e shtrenjta ime, e dashura ime,
pëllumbesha ime, e përkryera ime!
Se kokën, vesa ma ka lagur,
dhe kaçurrelat, pikat e vesës së natës m’i kanë mbuluar.’+
3 Tunikën* e kam zhveshur. Ta vesh përsëri?
Këmbët i kam larë. T’i ndot sërish?
4 I shtrenjti im tërhoqi dorën nga e çara e derës,
dhe zemra m’u drodh e fort filloi të rrihte.
5 U ngrita që të shtrenjtit tim t’ia hapja derën.
Duart mirrë më pikuan,
dhe gishtat mbi dorezë, mirrë të lëngët lotuan.
6 Të shtrenjtit tim derën ia hapa,
por i shtrenjti im nuk ishte më, kish ikur.
Shpirti m’u fik,* sepse ai ishte larguar.*
E kërkova, por nuk e gjeta.+
E thirra, por nuk m’u përgjigj.
7 Tek kontrollonin qytetin, rojat më gjetën,
më rrahën e më bënë plagë.
Rojat e mureve ma hoqën velin.*
8 O bija të Jerusalemit, m’u betoni:
në e gjetshi të shtrenjtin tim
i thoni që po tretem nga dashuria.»
9 «Pse i shtrenjti yt është më i mirë se gjithë të tjerët,
o më e bukura e grave?
Pse i shtrenjti yt është më i mirë se gjithë të tjerët,
që na ke vënë të betohemi kështu?»
10 «I shtrenjti im të verbon me bukurinë, dhe faqet i kuqëlojnë;
ndër dhjetë mijë veta bie në sy.
11 Koka e tij, e bukur si ari i kulluar,
kaçurrelat i valëzojnë si degë palmash,*
të zeza si korbi janë.
12 Sytë e tij u ngjajnë pëllumbave buzë përrenjve,
tek lahen në qumësht,
tek prehen pranë gropëzave ujëplotë.*
Buzët e tij janë zambakë që pikojnë mirrë të lëngët.+
14 Duart e tij janë si cilindra ari me krizolit stolisur,
barku, si fildish i lëmuar me safirë mbuluar.
15 Këmbët e tij janë si shtylla mermeri mbështetur në piedestale ari të kulluar.
Ai është i bukur si Libani, shtathedhur si cedrat madhështorë.+
Ky është i shtrenjti im, zemra ime, o bija të Jerusalemit.»