Jeremia
1 Këto janë fjalët e Jeremisë,* birit të Hilkiahut, njërit prej priftërinjve në Anatoth,+ në vendin e Beniaminit. 2 Atij iu drejtua fjala e Jehovait në ditët e Josisë,+ birit të Amonit,+ mbretit të Judës, në vitin e 13-të të mbretërimit të tij. 3 Fjala iu drejtua edhe në ditët e Jehojakimit,+ birit të Josisë, mbretit të Judës, deri në fund të vitit të 11-të të mbretërimit të Zedekisë,+ birit të Josisë, mbretit të Judës, domethënë derisa banorët e Jerusalemit shkuan në mërgim në muajin e 5-të të atij viti.+
4 Jehovai më drejtoi këtë fjalë:
Unë të bëra profet të kombeve.»
6 Por unë thashë: «Oh, Zotëri Sovran Jehova!
Jam veçse një djalosh+ e nuk di të flas.»+
7 Atëherë Jehovai më tha:
«Mos thuaj: ‘Jam veçse një djalosh’,
sepse duhet të shkosh te të gjithë ata që do të të dërgoj
dhe duhet t’u thuash gjithçka që do të të urdhëroj.+
9 Pas kësaj, Jehovai zgjati dorën dhe më preku buzët.+ Atëherë Jehovai më tha: «T’i vura fjalët e mia në gojë.+ 10 Sot të kam dhënë autoritet mbi kombet dhe mbi mbretëritë, që të shkulësh e të rrëzosh, të shkatërrosh e të shembësh, të ndërtosh e të mbjellësh.»+
11 Jehovai më foli përsëri e më pyeti: «Çfarë sheh, Jeremia?» Unë thashë: «Shoh degën e një bajameje.»*
12 Jehovai më tha: «Ashtu është, sepse unë qëndroj zgjuar që ta plotësoj fjalën time.»
13 Jehovai më pyeti për herë të dytë: «Çfarë sheh?» Unë thashë: «Shoh një kazan që zien* në veri dhe gryka e tij është anuar drejt jugut.» 14 Jehovai m’u përgjigj:
«Nga veriu do të vërsulet një e keqe
kundër tërë banorëve të vendit.+
15 Unë do të thërras tërë fiset e mbretërive të veriut,—shpall Jehovai.+
Ata do të vijnë; secili do të vërë fronin e vet
në hyrje të portave të Jerusalemit,+
kundër mureve të tij rreth e qark
dhe kundër tërë qyteteve të Judës.+
16 Unë do të shpall gjykimet e mia kundër tyre për gjithë të ligat që kanë bërë,
ngaqë më kanë braktisur,+
ngaqë u paraqitin tym blatimesh perëndive të tjera+
dhe përkulen përpara veprave të duarve të tyre.+
17 Por ti bëhu gati të veprosh!*
Çohu e thuaju atyre gjithçka që do të të urdhëroj!
Mos u tmerro nga ata,+
përndryshe unë do të të bëj të tmerrohesh përpara tyre.