Jeremia
10 Dëgjoni fjalën që ka thënë Jehovai kundër jush, o shtëpi e Izraelit! 2 Kështu thotë Jehovai:
«Mos mësoni udhën e kombeve+
dhe mos u tmerroni nga shenjat e qiejve,
vetëm ngaqë kombet tmerrohen prej tyre,+
Artizanët presin një pemë në pyll
dhe gdhendin një idhull me duart e tyre.+
5 Idhuj të tillë janë si dordolecë në një arë me kastraveca,
s’mund të flasin,+
duhen mbartur, sepse s’mund të ecin.+
Mos kini frikë prej tyre, sepse s’mund të bëjnë asgjë të keqe,
as mund të bëjnë diçka të mirë.»+
6 Askush nuk është si ti, o Jehova!+
Ti je i madh, dhe emri yt është madhështor e i fuqishëm!
7 Kush nuk duhet të ketë frikë* prej teje, o Mbret i kombeve?!+ Faktikisht ti e meriton një respekt të tillë,
sepse mes gjithë të mençurve të kombeve dhe mes tërë mbretërive të tyre,
askush nuk është si ti.+
8 Të gjithë janë pa arsye dhe pa mend.+
Të mësohesh nga një pemë është vetëmashtrim.*+
9 Importojnë fletë argjendi nga Tarshishi+ e ar nga Ufazi,
dhe me to artizanët e metalpunuesit veshin drurin.
Rrobat e idhujve të tyre janë me fill blu dhe lesh në ngjyrë të purpurt;*
të gjitha janë vepër e mjeshtërve.
10 Por Jehovai është me të vërtetë Perëndi.
Ai është Perëndia i gjallë+ dhe Mbreti i përjetshëm!+
Nga indinjata e tij, toka do të dridhet,+
asnjë komb nuk do t’i bëjë dot ballë zemërimit të tij.
«Perënditë që nuk bënë qiejt e tokën
do të zhduken nga toka dhe nga çdo vend tjetër nën qiej.»+
12 Ai është Bërësi i tokës, i cili e krijoi me fuqinë e vet,
ai që e ka vendosur patundshmërisht tokën me mençurinë e tij+
dhe që ka shpalosur qiejt me gjithë njohurinë e tij.+
14 Çdo njeri sillet pa arsye dhe pa njohuri;
çdo metalpunuesi do t’i vijë turp për shëmbëlltyrën e gdhendur,+
sepse shëmbëlltyra e tij prej metali* është një gënjeshtër,
15 Shëmbëlltyrat janë veçse mashtrim,* diçka për t’u tallur.+
Ditën kur të lahen hesapet, do të marrin fund.
16 Perëndia* i Jakobit nuk është si këto gjëra,
sepse ai ka formuar gjithçka
e Izraeli është shkopi i trashëgimisë së tij.+
Emri i tij është Jehovai i ushtrive.+
«Ja, tani unë po i flak banorët nga vendi+
dhe do t’i bëj të vuajnë.»
19 Mjerë unë se jam shembur!*+
Plaga ime është e pashërueshme.
Unë thashë: «Me siguri kjo është sëmundja ime dhe duhet ta duroj.
20 Tenda ime është shkatërruar dhe tërë litarët e saj janë këputur më dysh.+
Bijtë e mi më kanë braktisur e nuk janë më.+
Nuk ka asnjë që të ma ngrejë tendën a të shtrijë pëlhurat e saj,
21 sepse barinjtë janë sjellë pa mend+
dhe nuk e kanë kërkuar drejtimin e Jehovait.+
Ja pse kanë vepruar pa gjykim të thellë
dhe gjithë kopetë e tyre janë shpërndarë.»+
22 Dëgjoni! Një lajm po vjen!
Një tronditje e madhe po vjen nga vendi i veriut+
që t’i katandisë në shkreti qytetet e Judës, në strofkë çakejsh.+
23 Unë e di mirë, o Jehova, se njeriut nuk i takon të vendosë* për udhën e vet.
Njeriut që ecën, nuk i takon as të drejtojë hapat e tij.+