Estera
9 Ditën e 13-të të muajit të 12-të, domethënë në muajin adar,*+ kur duhej të përmbushej fjala e mbretit dhe ligji i tij,+ atë ditë kur armiqtë e judenjve shpresonin t’i mposhtnin, ndodhi krejt e kundërta dhe judenjtë i mundën ata që i urrenin.+ 2 Judenjtë u mblodhën nëpër qytetet e tyre në tërë provincat e mbretit Asuer,+ për të sulmuar* ata që kërkonin t’u bënin keq. Asnjeri nuk u bëri dot ballë, sepse të gjithë popujt i kishte zënë tmerri prej tyre.+ 3 Të gjithë princat e provincave, satrapët,*+ guvernatorët dhe ata që merreshin me punët e mbretit i mbështetnin judenjtë, sepse kishin frikë nga Mordekai. 4 Ai ishte bërë i madh+ në shtëpinë e mbretit* dhe fama e tij po përhapej në të gjitha provincat anembanë, sepse Mordekai po bëhej gjithnjë e më i madh.
5 Judenjtë i goditën me shpatë të gjithë armiqtë e tyre, duke i vrarë e duke i shfarosur; bënë çfarë deshën me ata që i urrenin.+ 6 Në kështjellën e Shushanit*+ judenjtë vranë dhe shfarosën 500 burra. 7 Vranë edhe Parshandatain, Dalfonin, Aspatain, 8 Poratain, Adaliain, Aridatain, 9 Parmashtain, Arisain, Aridain dhe Vaizatain, 10 dhjetë djemtë e Hamanit, birit të Hamedatit, armikut të judenjve.+ Por, pasi i vranë, nuk plaçkitën asgjë.+
11 Po atë ditë, mbretit iu raportua numri i atyre që u vranë në kështjellën e Shushanit.
12 Mbreti i tha mbretëreshës Ester: «Në kështjellën e Shushanit judenjtë vranë dhe shfarosën 500 burra bashkë me dhjetë djemtë e Hamanit. Ç’të kenë bërë në pjesën tjetër të provincave të mbretit?+ Cila është kërkesa jote tani? Do të të plotësohet! Ç’lutje tjetër ke? Ashtu do të bëhet!» 13 Estera u përgjigj: «Nëse mbretit i duket e udhës,+ le t’u lejohet judenjve që janë në Shushan të veprojnë edhe nesër sipas ligjit të sotëm,+ kurse dhjetë trupat e djemve të Hamanit të varen në shtyllë.»+ 14 Prandaj mbreti dha urdhra që të bëhej ashtu. Në Shushan doli një ligj dhe dhjetë djemtë e Hamanit i varën.
15 Judenjtë në Shushan u mblodhën përsëri ditën e 14-të të muajit adar+ dhe vranë 300 burra në Shushan, por nuk plaçkitën asgjë.
16 Edhe judenjtë e tjerë në provincat e mbretit u mblodhën e mbrojtën jetën e tyre.+ Ata asgjësuan armiqtë,+ duke vrarë 75.000 veta nga ata që i urrenin, por nuk plaçkitën asgjë. 17 Kjo ndodhi ditën e 13-të të muajit adar. Ditën e 14-të pushuan dhe e kthyen atë në një ditë feste dhe gëzimi.
18 Judenjtë në Shushan u mblodhën ditën e 13-të+ e të 14-të,+ kurse ditën e 15-të pushuan; ata e kthyen atë në një ditë feste dhe gëzimi. 19 Kurse judenjtë që banonin në qytetet e krahinave të largëta, ditën e 14-të të muajit adar e kthyen në një ditë gëzimi e gostie, një ditë feste,+ dhe një kohë për t’i dhuruar ushqime njëri-tjetrit.+
20 Mordekai+ i dokumentoi këto ngjarje dhe u dërgoi letra zyrtare të gjithë judenjve në tërë provincat e mbretit Asuer, afër dhe larg. 21 Ai i udhëzoi të festonin vit për vit ditën e 14-të dhe të 15-të të muajit adar, 22 sepse në ato ditë judenjtë gjetën prehje nga armiqtë e tyre dhe, atë muaj, hidhërimi u kthye në gëzim dhe zia+ në ditë feste. Ata duhej t’i mbanin ato si ditë feste e gëzimi dhe si një kohë për t’i dërguar ushqime njëri-tjetrit e dhurata për të ndihmuar të varfrit.
23 Judenjtë pranuan të kremtonin gjithmonë festën që kishin filluar dhe të bënin atë që u kishte shkruar Mordekai. 24 Në fakt, Hamani,+ biri i Hamedatit, agagitit,+ armiku i të gjithë judenjve, kishte kurdisur plane kundër judenjve për t’i shfarosur+ dhe kishte hedhur Purin,+ domethënë shortin, për t’i alarmuar e për t’i shkatërruar. 25 Por kur Estera shkoi para mbretit, ai dha urdhra me shkrim:+ «Plani i tij i keq kundër judenjve+ i rëntë mbi kokë!» Kështu e varën në shtyllë atë dhe djemtë e tij.+ 26 Ja pse i quajtën këto ditë Purim, nga emri Pur.*+ Prandaj për shkak të gjithë asaj që ishte shkruar në letrën e Mordekait, të asaj që panë në lidhje me këtë çështje dhe të asaj që u kishte ndodhur, 27 judenjtë vunë si detyrë që ata vetë, pasardhësit e tyre dhe të gjithë ata që do të bashkoheshin me ta,+ t’i festonin se s’bën këto dy ditë e të zbatonin atë që Mordekai kishte shkruar për to në kohën e caktuar vit për vit. 28 Këto ditë duheshin kujtuar dhe duheshin festuar brez pas brezi, në çdo familje, në çdo provincë e në çdo qytet. Këto ditë të Purimit nuk duheshin lënë pa u kremtuar nga judenjtë dhe kujtimi i tyre nuk duhej harruar nga pasardhësit e tyre.
29 Pastaj u shkrua një letër e dytë për Purimin, të cilën mbretëresha Ester, vajza e Abihailit, dhe Mordekai, judeu, e vërtetuan me autoritet të plotë. 30 Ai u dërgoi letra zyrtare të gjithë judenjve në 127 provincat+ e mbretërisë së Asuerit,+ me fjalë paqeje dhe të besueshme,* 31 për të vërtetuar kremtimin e ditëve të Purimit në kohën e caktuar, ashtu si judeu Mordeká dhe mbretëresha Ester i kishin udhëzuar të bënin,+ ashtu si i kishin vënë detyrë vetes dhe pasardhësve të tyre që ta zbatonin,+ përfshirë agjërimin+ dhe përgjërimin.+ 32 Urdhri i Esterës i vërtetoi këto çështje për Purimin,+ dhe kjo u dokumentua në një libër.