Psalmi
Për mjeshtrin e korit. Këngë e Davidit.
2 Ditë pas dite fjalët lumë u vërshojnë,
natë pas nate njohurinë për të zbulojnë
3 pa zë e pa fjalë, jo, zëri nuk u dëgjohet.
Në qiej ai ka ngritur një tendë për diellin,
5 që del si dhëndri nga dhoma e dhëndërisë,
që nuk e mban vendi nga gëzimi si një burrë i fuqishëm tek vrapon në garë.
6 Në njërin skaj të qiejve lind
e deri në skajin tjetër rrotull shkon;+
rrezeve të tij përvëluese asgjë s’mund t’u fshihet.
7 Ligji i Jehovait është i përsosur+ dhe t’i përtërin forcat;+
përkujtuesit e Jehovait janë të besueshëm+ dhe e bëjnë të mençur njeriun e papërvojë.+
8 Urdhrat e Jehovait janë të drejtë dhe ta gëzojnë zemrën;+
urdhërimet e Jehovait janë të pastra dhe t’i ndriçojnë sytë.+
9 Nderimi i thellë për Jehovain*+ është i pastër dhe zgjat përgjithmonë;
vendimet që shpall Jehovai janë të vërteta, krejtësisht të drejta.+
10 Të gjitha këto janë më të çmuara se ari, më të çmuara se shumë ar i kulluar,*+
janë më të ëmbla se mjalti,+ më të ëmbla se mjalti i hojeve.
12 Kush mund t’i dallojë gabimet e veta?!+
Më shfajëso nga mëkatet që nuk i dalloj!