Psalmi
Psalm i Davidit.
א [Alef]
25 O Jehova, drejt teje i ngre sytë.
ב [Beth]
2 Perëndia im, te ti kam besim!+
Mos lejo të turpërohem!+
Mos lejo që armiqtë e mi të fërkojnë barkun për të keqen time!+
ג [Gimel]
3 Pa dyshim, kush shpreson te ti, nuk do të turpërohet,+
por kush tradhton pa shkak, do të mbulohet me turp!+
ד [Daleth]
ה [He]
ו [Ua]
Te ti shpresoj gjithë ditën.
ז [Zajin]
ח [Heth]
7 Mos i kujto mëkatet e rinisë sime, as fajet e mia.
ט [Teth]
8 Jehovai është i mirë dhe i drejtë.+
Ja pse i mëson mëkatarët të ecin në udhën e jetës.+
י [Jod]
כ [Haf]
10 Të gjitha shtigjet e Jehovait tregojnë dashurinë* dhe besnikërinë e tij
për ata që respektojnë besëlidhjen+ dhe ua vënë veshin përkujtuesve të tij.+
ל [Lamed]
מ [Mem]
12 A ka njeri që nderon thellësisht Jehovain?*+
Perëndia vetë do ta mësojë cilën udhë të zgjedhë.+
נ [Nun]
ס [Sameh]
14 Ata që nderojnë thellësisht Jehovain, gëzojnë miqësi të ngushtë me të,+
dhe ai u bën të njohur besëlidhjen e tij.+
ע [Ajën]
פ [Pe]
16 Ktheji sytë nga unë dhe ji zemërmirë me mua,
sepse jam vetëm dhe i pambrojtur.
צ [Cade]
17 Brengat e zemrës më janë shtuar.+
Më çliro nga ky ankth që më mundon!
ר [Resh]
19 Shih sa shumë janë shtuar armiqtë e mi!
Ç’urrejtje të tërbuar ndiejnë për mua!
ש [Shin]
20 Lufto për jetën time dhe më shpëto!+
Mos lejo të turpërohem, sepse te ti kam gjetur strehë!
ת [Ta]
22 O Perëndi, çliroje* Izraelin nga të gjitha mundimet e tij!