Isaia
21 Shpallje kundër shkretëtirës së detit.*+
Vjen si erërat e shtrëngatës që fryjnë furishëm në jug,
nga shkretëtira, nga një vend i frikshëm.+
2 Diçka e zymtë m’u tregua në vegim:*
i pabesi vepron pabesisht
dhe shkatërruesi shkatërron.
Ngjitu, o Elam! Vër rrethimin, o Medi!+
Do t’i jap fund çdo psherëtime që ajo ka shkaktuar.+
3 Ja pse më ka pushtuar ankthi.*+
Më kanë mbërthyer dhembjet,
si dhembjet e një gruaje që po lind.
E kam humbur fare, ndaj nuk dëgjoj;
jam i tronditur, ndaj nuk shikoj.
4 Zemra më rreh fort, dridhem i tmerruar.
Muzgu, që dikur mezi e prisja, tani më tremb.
5 Shtroni tryezën dhe caktoni vendet!
Hani e pini!+
Ngrihuni, o princa, mirosni* mburojën!
6 Se kështu më tha Jehovai:
«Shko, vër një vrojtues që të tregojë se ç’sheh.»
7 Ai pa një karrocë lufte që e tërhiqnin dy kuaj,
një karrocë lufte që e tërhiqnin gomarë
dhe një karrocë lufte që e tërhiqnin deve.
Ai vëzhgonte me kujdes, gjithë sy e vesh.
8 Pastaj thirri si një luan:
«Mbi kullën e rojës, o Jehova, qëndroj vazhdimisht ditën,
dhe në vendrojën time qëndroj çdo natë.+
9 Ja çfarë po vjen:
një karrocë lufte me disa burra, që e tërheqin dy kuaj.»+
Pastaj ai tha:
«Ra! Ra Babilonia!+
Të gjitha shëmbëlltyrat e skalitura të perëndive të saj u bënë copë-copë përtokë!»+
10 O populli im që ju kanë shirë,*
ju thashë çfarë dëgjova nga Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit.
Dikush më thërret nga Seiri:+
«Rojë, në ç’pikë ka arritur nata?
Rojë, në ç’pikë ka arritur nata?»
12 Roja përgjigjet:
«Po vjen mëngjesi, e po ashtu edhe nata.
Nëse doni të pyetni, pyetni.
Kthehuni përsëri!»
13 Shpallje kundër rrafshinës së shkretë.
Në pyllin e rrafshinës së shkretë do ta kaloni natën,
o karvanë të Dedanit.+
15 Sepse ata ia mbathën prej shpatës, prej shpatës së zhveshur,
prej harkut të tendosur dhe mizorisë së luftës.
16 Në fakt Jehovai më tha: «Brenda një viti, sipas viteve të një mëditësi,* tërë lavdia e Kedarit+ do të marrë fund. 17 Nga harkëtarët mes luftëtarëve të Kedarit do të mbeten fare pak, sepse këtë e tha vetë Jehovai, Perëndia i Izraelit.»