Levitiku
3 Nëse dikush do të bëjë një flijim në bashkësi*+ nga bagëtia e trashë, ai duhet të paraqitë para Jehovait një kafshë të shëndetshme, qoftë mashkull a femër. 2 Ai do të vërë dorën mbi kokën e blatimit, dhe kafsha duhet therur në hyrje të tendës së takimit. Pastaj djemtë e Aronit, priftërinjtë, do të spërkatin me gjakun e saj altarin në të gjitha anët. 3 Një pjesë e flijimit në bashkësi do të paraqitet si blatim i bërë me zjarr për Jehovain:+ dhjami+ që vesh zorrët, gjithë dhjami që është përreth tyre 4 dhe dy veshkat me dhjamin që i vesh ato afër ijëve; bashkë me veshkat do të hiqet edhe cipa e dhjamtë e mëlçisë.*+ 5 Të gjitha këto djemtë e Aronit do t’i vënë të digjen e të nxjerrin tym në altar mbi blatimin e djegur të vendosur sipër druve të zjarrit;+ është një blatim i bërë me zjarr, si aromë e këndshme* për Jehovain.+
6 Nëse do t’i bëjë Jehovait një flijim në bashkësi nga bagëtia e imët, ai do të paraqitë një mashkull ose femër të shëndetshme.+ 7 Nëse do të paraqitë si blatim një qengj, do ta paraqitë atë para Jehovait. 8 Ai do të vërë dorën mbi kokën e blatimit, dhe kafsha duhet therur para tendës së takimit. Pastaj djemtë e Aronit do të spërkatin me gjakun e saj altarin në të gjitha anët. 9 Dhjami i flijimit në bashkësi do të paraqitet si blatim i bërë me zjarr për Jehovain.+ Do të hiqet gjithë bishti i dhjamur afër shtyllës kurrizore, dhjami që vesh zorrët, gjithë dhjami që është përreth tyre 10 dhe dy veshkat me dhjamin që i vesh ato afër ijëve; bashkë me veshkat do të hiqet edhe cipa e dhjamtë e mëlçisë.+ 11 Të gjitha këto prifti do t’i vërë të digjen e të nxjerrin tym mbi altar si ushqim,* si blatim i bërë me zjarr për Jehovain.+
12 Nëse do të paraqitë si blatim një dhi, do ta paraqitë atë para Jehovait. 13 Ai do të vërë dorën mbi kokën e blatimit, dhe kafsha duhet therur para tendës së takimit. Pastaj djemtë e Aronit do të spërkatin me gjakun e saj altarin në të gjitha anët. 14 Këto pjesë do të paraqiten si blatim i bërë me zjarr për Jehovain: dhjami që vesh zorrët, gjithë dhjami që është përreth tyre+ 15 dhe dy veshkat me dhjamin që i vesh ato afër ijëve; bashkë me veshkat do të hiqet edhe cipa e dhjamtë e mëlçisë. 16 Prifti do t’i vërë të gjitha këto të digjen e të nxjerrin tym mbi altar si ushqim,* si blatim i bërë me zjarr me aromë të këndshme.* Tërë dhjami i takon Jehovait.+
17 Ky është një ligj i pandryshueshëm për ju brez pas brezi, kudo që të banoni: mos hani kurrsesi asnjë lloj dhjami ose gjaku!’»+