Letra e parë drejtuar Timoteut
5 Mos e kritiko ashpër një më të moshuar.+ Përkundrazi, këshilloje përzemërsisht si një atë, kurse më të rinjtë si vëllezër, 2 më të moshuarat si nëna, më të rejat si motra, plot dëlirësi.
3 Kujdesu për* vejushat që janë vërtet të tilla.*+ 4 Por, nëse një vejushë ka fëmijë ose nipa e mbesa, këta le të mësojnë më parë ta tregojnë përkushtimin ndaj Perëndisë me familjen e tyre+ dhe t’i shpërblejnë siç duhet prindërit e gjyshërit,+ sepse kjo është e pranueshme në sytë e Perëndisë.+ 5 Gruaja që është vërtet vejushë dhe ka mbetur në skamje, i mban shpresat te Perëndia+ dhe vazhdon të përgjërohet e të lutet natë e ditë.+ 6 Kurse ajo që jepet pas qejfeve,* ndonëse është e gjallë, në të vërtetë është e vdekur. 7 Prandaj, vazhdo të japësh këto udhëzime,* që të jenë të paqortueshme. 8 Sigurisht, nëse dikush nuk siguron gjërat e nevojshme për të vetët, e sidomos për pjesëtarët e familjes së vet, ai e ka mohuar besimin dhe është më i keq se një njeri pa besim.+
9 Një vejushë të vihet në listë nëse është 60 vjeçe e lart, ka qenë grua e një burri të vetëm, 10 njihet për vepra të shkëlqyera,+ nëse ka rritur fëmijë,+ nëse ka qenë mikpritëse,+ nëse u ka larë këmbët të shenjtëve,*+ nëse u ka ardhur në ndihmë të munduarve+ dhe nëse ka qenë e përkushtuar ndaj çdo vepre të mirë.
11 Por mos i vër në listë vejushat më të reja, sepse kur dëshirat e tyre seksuale vihen mes tyre dhe Krishtit, ato duan të martohen. 12 Ato i pret gjykimi, sepse kanë hequr dorë nga premtimi i mëparshëm.* 13 Ndërkohë po mësojnë të rrinë kot, të bredhin shtëpi më shtëpi, e jo vetëm të rrinë kot, por edhe të merren me thashetheme e t’i futin hundët në punët e të tjerëve,+ duke folur për gjëra që nuk u takon. 14 Prandaj dëshiroj që vejushat e reja të martohen,+ të lindin fëmijë,+ të jenë amvisa e të mos i japin kundërshtarit asnjë shkas për të na kritikuar. 15 Në fakt, disa janë larguar tashmë që të ndjekin Satanain. 16 Nëse një besimtare ka në familje ndonjë vejushë, le t’i vijë asaj në ndihmë, që të mos i bëhet barrë kongregacionit. Atëherë kongregacioni mund t’u vijë në ndihmë vejushave që janë vërtet të tilla.*+
17 Pleqtë që drejtojnë në mënyrë të shkëlqyer,+ të çmohen të denjë për nderim të dyfishtë,+ sidomos ata që punojnë pa u lodhur për t’ju folur e për t’ju mësuar rreth fjalës së Perëndisë,+ 18 sepse shkrimi thotë: «Mos i vër gojëz demit kur shin* grurin»,+ dhe: «Punëtori e meriton pagën.»+ 19 Mos prano asnjë akuzë kundër një të moshuari,* përveçse me dëshminë e dy ose tre dëshmitarëve.+ 20 Ata që vazhdojnë të ecin në udhën e mëkatit,+ korrigjoji+ para syve të të gjithëve, si paralajmërim për të tjerët.* 21 Të urdhëroj solemnisht përpara Perëndisë, përpara Krishtit Jezu dhe engjëjve të zgjedhur, që t’i zbatosh këto udhëzime pa paragjykim e pa anësi.+
22 Mos i vër kurrë duart me ngut mbi askënd,*+ as mos ji pjesëmarrës në mëkatet e të tjerëve; ruaje veten të dëlirë.
23 Mos pi më ujë,* por përdor pak verë për stomakun dhe për sëmundjet e tua të shpeshta.
24 Mëkatet e disa njerëzve duken sheshit dhe çojnë drejt e në gjykim, kurse mëkatet e disa të tjerëve dalin sheshit më vonë.+ 25 Po ashtu, edhe veprat e shkëlqyera duken sheshit,+ por edhe nëse nuk duken, s’mund të mbeten të fshehura.+