18 Kush veçohet, rend pas dëshirave të veta egoiste;
ai e përbuz gjithë mençurinë praktike.
2 Të marrit nuk i pëlqen që të mësojë,
por preferon të flasë vetëm si ia pret mendja.+
3 Kur vjen i ligu, vjen edhe përçmimi,
dhe me çnderimin, vjen edhe turpi.+
4 Fjalët e gojës së njeriut janë ujëra të thella,+
dhe burimi i mençurisë është përrua që gurgullon.
5 Nuk është mirë t’i mbash anën të ligut,+
as t’ia privosh drejtësinë të drejtit.+
6 Fjalët e të marrit sjellin sherre,+
dhe goja e tij e kërkon vetë dajakun.+
7 Goja e vet e rrënon të marrin+
dhe buzët i bëhen lak për jetën.
8 Fjalët e shpifësit janë si kafshata të shijshme+
që gëlltiten e shkojnë drejt e në bark.+
9 Kush është përtac në punë,
është vëlla me atë që sjell rrënim.+
10 Emri i Jehovait është kullë e fortë;+
atje turret i drejti dhe gjen mbrojtje.+
11 Pasuritë janë qytet i fortifikuar për pasanikët;
në imagjinatën e tyre janë si një mur mbrojtës.+
12 Përpara rrëzimit vjen zemra fodulle,+
dhe përulësia i prin lavdisë.+
13 Kush përgjigjet për një çështje para se ta dëgjojë,
është i marrë dhe turpëron veten.+
14 Me zemër të fortë mund të përballohet sëmundja;+
por kush mund t’i bëjë ballë zemrës së dërrmuar?+
15 Zemra e njeriut që kupton, fiton njohuri,+
dhe veshi i të mençurve përpiqet të gjejë njohuri.
16 Dhurata ia çel rrugën njeriut;+
falë saj i ka dyert të hapura përpara të mëdhenjve.
17 Kush e parashtron i pari çështjen, duket se ka të drejtë,+
derisa ndërhyn pala tjetër dhe e pyet fill e për pe.+
18 Hedhja e shortit mbyll mosmarrëveshjet+
dhe vendos mes kundërshtarëve të fortë.
19 Është më e vështirë të zbutet një vëlla i fyer
se të shtihet në dorë një qytet i fortifikuar,+
e disa mosmarrëveshje janë si shulat e një fortese.+
20 Njeriu e mbush barkun me frytin e gojës së vet;+
ai ngopet me atë që nxjerrin buzët e tij.
21 Vdekja dhe jeta janë në dorë të gjuhës;+
kush ka qejf ta përdorë, do të hajë frytet e saj.+
22 Kush gjen një grua të mirë, gjen një margaritar+
dhe fiton pëlqimin e Jehovait.+
23 I varfri flet me zë përgjërues,
kurse i pasuri përgjigjet me vrazhdësi.
24 Ka shokë që janë gati ta bëjnë copë njëri-tjetrin,+
por ka një mik që të bëhet vëlla e shkuar vëllait.+