Psalmi
Për mjeshtrin e korit. Psalm i bijve të Korahut.+ Sipas stilit alamoth.* Këngë.
2 Ja pse s’do të kemi frikë, edhe sikur toka të shkundet,
edhe sikur malet të gremisen në fund të detit,+
3 edhe sikur ujërat e tij të buçasin e të shkumëzojnë,+
edhe sikur malet të tunden nga tërbimi i tij. (Selah)
4 Një lumë plot rrëke seç e mbush me gëzim qytetin e Perëndisë,+
të shenjtin tabernakull të madhërishëm të Më të Lartit.
5 Qyteti s’ka për t’u përmbysur se në të është Perëndia;+
Perëndia do t’i vijë në ndihmë sapo të zgjohet agimi.+
8 Ejani e shihni ç’vepra ka bërë Jehovai!
Shihni ç’mrekulli ka bërë në tokë!
9 Luftërat anembanë tokës ai i shuan;+
harqet i thyen dhe heshtat i bën copë-copë;
karrocat* e luftës i bën shkrumb e hi.
10 «Dorëzohuni dhe dijeni se unë jam Perëndia.