Mikea
1 Fjala e Jehovait që iu drejtua Mikesë*+ nga Moresheti, në ditët e Jotamit,+ Akazit+ dhe Hezekisë,+ mbretërve të Judës,+ në një vegim* lidhur me Samarinë dhe Jerusalemin:
2 «Dëgjoni të gjithë ju, o popuj!
Mbaj vesh, o tokë, dhe ju që e mbushni atë!
Zotëria Sovran Jehova le të jetë dëshmitar kundër jush,+
po, Jehovai nga tempulli i tij i shenjtë.
3 Se ja, Jehovai po del nga vendi i tij i banimit;
ai do të zbresë e do të shkelë vendet e larta të tokës.
4 Malet do të shkrijnë poshtë tij+
dhe luginat* do të treten
si dylli nga zjarri,
si ujërat që derdhen në rrëpirë.
Kush e ka fajin për rebelimin e Jakobit?
A nuk e ka vallë Samaria?+
Kush e ka fajin për vendet e larta* të Judës?+
A nuk e ka vallë Jerusalemi?
6 Do ta katandis Samarinë në një grumbull gërmadhash në fusha,
në një vend për të mbjellë vreshta.
Do t’i rrokullis* gurët e saj tatëpjetë luginës
dhe do t’ia nxjerr në shesh themelet.
7 Tërë shëmbëlltyrat e saj të skalitura do të bëhen copë-copë+
dhe gjithë dhuratat që merrte si pagë,* do të digjen në zjarr.+
Pluhur e hi do t’i bëj gjithë idhujt e saj.
Kjo sepse të gjitha këto gjëra i mblodhi nga paga që merrte si prostitutë,
dhe ato do të kthehen sërish në pagë prostitute.»
8 Për këtë arsye do të vajtoj e do të ulërij+
dhe do të eci këmbëzbathur e lakuriq;*+
do të vajtoj siç angullijnë çakejtë,
do të këlthas përvajshëm si strucët,
9 sepse plaga e saj është e pashërueshme+
dhe është përhapur deri në Judë;+
ajo ka mbërritur deri te porta e popullit tim, në Jerusalem.+
10 «Mos e njoftoni këtë në Gath,
mos qani fare!
Zhgërryhuni në pluhur në Beth-Afrah.*
11 Shkoni në mërgim lakuriq dhe të turpëruar, o banorë* të Shafirit!
Banorët* e Zananit nuk kanë ikur nga qyteti.
Beth-Ezeli nuk do t’ju mbështetë, sepse e ka mbuluar vajtimi.
12 Banorët* e Marothit kanë pritur diçka të mirë,
por e keqja ka zbritur nga Jehovai te porta e Jerusalemit.
13 Vërini kuajt në karrocë, o banorë* të Lakishit.+
Ju ishit fillimi i mëkatit për bijën e Sionit,
sepse te ju u gjend rebelimi i Izraelit.+
14 Prandaj do t’i jepni dhurata lamtumire Moreshet-Gathit.
Shtëpitë e Akzibit+ ishin një mashtrim për mbretërit e Izraelit.
15 Do t’ju sjell një pushtues,*+ o banorë* të Mareshahut.+
Lavdia e Izraelit do të shkojë deri në Adulam.+
16 Pritini flokët dhe rruajeni kokën për fëmijët tuaj të shtrenjtë.
Rruajeni kokën si të shqiponjës,
sepse ata i kanë çuar larg jush në mërgim.»+