BETH-EZELI
Qytet, me sa duket në Judë, që përmendet vetëm në profecinë e Mikesë ku parathuhej shkatërrimi që do të vinte mbi Samarinë dhe Jerusalemin jobesnik. (Mi 1:11) Në këtë pjesë të profecisë, profeti bën vazhdimisht lojë fjalësh me emrat e disa qyteteve, ndaj në të vërtetë thotë: «Në shtëpinë e Afrahut [që ndoshta do të thotë «pluhur»] zhgërryhuni në pluhur. Kalo lakuriq e me turp mbuluar, o banore e Shafirit [që do të thotë «elegante; e rafinuar; e këndshme»]! Banorja e Zananit nuk ka dalë. Kuja e Beth-Ezelit [që do të thotë «shtëpi pranë (përbri)»] do të zërë vend pranë jush. Sepse banorja e Marothit [nga rrënja e fjalës që do të thotë «të jesh i hidhur»] priste diçka të mirë, por e keqja zbriti nga Jehovai te porta e Jerusalemit.» (Mi 1:10-12) Pra, paralajmërimi i profetit drejtuar atyre që i priste shkatërrimi, u tregonte se vajtimi do të përhapej deri në Jerusalem.
Është hedhur ideja se Beth-Ezeli ndodhej në Deir-el-ʽAsalin e sotëm, afro 16 km në perëndim-jugperëndim të Hebronit, por kjo mbetet hipotezë.