Mikea
6 Dëgjoni, ju lutem, çfarë thotë Jehovai.
Çohuni dhe paraqitni mbrojtjen tuaj para maleve,
dhe kodrat le ta dëgjojnë zërin tuaj.+
2 Dëgjoni, o male, çështjen ligjore të Jehovait!
Dëgjoni ju, o themele të patundura të tokës,+
sepse Jehovai ka një çështje ligjore me popullin e tij
dhe do të paraqesë argumentet kundër Izraelit:+
3 «Çfarë të kam bërë, o populli im?
Si të kam lodhur?+ Dëshmo kundër meje,
4 sepse unë të nxora nga vendi i Egjiptit,+
të shpengova* nga shtëpia e skllavërisë;+
të dërgova Moisiun, Aronin dhe Miriamin.+
5 O populli im, kujto të lutem, çfarë kurdisi Balaku, mbreti i Moabit,+
dhe si iu përgjigj Balami, biri i Beorit.+
Kujto, pra, atë që ndodhi nga Shitimi+ deri në Gilgal,+
që të kuptosh se Jehovai bën atë që është e drejtë.»
6 Me se do t’i dal përpara Jehovait?
Me se do t’i përkulem Perëndisë që është atje lart?
A do të jap birin tim të parëlindur për rebelimin tim,
fëmijën për mëkatin tim?+
8 Ai të ka thënë, o njeri, se ç’është e mirë.
E çfarë kërkon* Jehovai nga ti?
9 Zëri i Jehovait i thërret qytetit,
dhe njerëzit që kanë mençuri praktike do ta respektojnë thellësisht* emrin e tij.
Kushtojini vëmendje shkopit të ndëshkimit dhe atij që e caktoi.+
10 A gjenden ende në shtëpinë e të ligut thesaret e ligësisë
dhe efa* e mangët, që është e neveritshme?
12 Se pasanikët e tij janë shumë të dhunshëm
dhe banorët e tij thonë gënjeshtra.+
Gjuha e tyre është mashtruese.+
Do të përpiqeni të hiqni diçka mënjanë, por nuk do të arrini,
por edhe sikur të hiqni
diçka mënjanë, unë do t’ia dorëzoj shpatës.
15 Do të mbillni farë, por nuk do të korrni,
do të shtypni ullinj, por nuk do të merrni vaj;
do të shtypni rrush, por verë nuk do të pini,+
16 sepse ju zbatoni ligjet e Omrit,
ndiqni të gjitha veprat e shtëpisë së Akabit+
dhe ecni sipas këshillave të tyre.
Ju do të mbani mbi vete përbuzjen e popujve.»+