Ligji i përtërirë
34 Pastaj, nga rrafshinat e shkreta të Moabit, Moisiu u ngjit në malin e Nebos,+ në majë të Pisgahut,+ që gjendet përballë Jerikosë.+ Jehovai i tregoi atij gjithë vendin: nga Galadi deri në Dan,+ 2 tërë Neftalin, vendin e Efraimit dhe të Manaseut, tërë vendin e Judës deri te deti në perëndim,*+ 3 Negebin,+ krahinën e Jordanit,+ luginën e Jerikosë dhe qytetin e palmave deri në Zoar.+
4 Më pas Jehovai i tha: «Ky është vendi për të cilin iu betova Abrahamit, Isakut dhe Jakobit me fjalët: ‘Do t’ia jap pasardhësit* tënd.’+ Të lashë që ta shohësh me sytë e tu, por ti s’ke për ta kaluar Jordanin.»+
5 Pas kësaj Moisiu, shërbëtori i Jehovait, vdiq në vendin e Moabit siç kishte thënë Jehovai.+ 6 Ai* e varrosi në luginën e Moabit, përballë Beth-Peorit, dhe deri më sot askush s’e di ku gjendet varri i tij.+ 7 Moisiu ishte 120 vjeç kur vdiq.+ Nuk e kishin lënë as sytë, as fuqitë. 8 Populli i Izraelit e qau Moisiun për 30 ditë+ në rrafshinat e shkreta të Moabit. Pastaj ditët e zisë dhe të vajtimit për Moisiun mbaruan.
9 Josiu, biri i Nunit, ishte plot mençuri,* sepse Moisiu kishte vënë dorën mbi të;*+ izraelitët filluan ta dëgjonin dhe bënë siç e kishte urdhëruar Jehovai Moisiun.+ 10 Gjithsesi në Izrael nuk pati më kurrë profet si Moisiu,+ me të cilin Jehovai foli* sy për sy.+ 11 Ai kreu gjithë shenjat dhe mrekullitë që Jehovai e dërgoi të bënte para faraonit në Egjipt, para gjithë shërbëtorëve dhe para tërë vendit të tij.+ 12 Për më tepër, Moisiu veproi me dorë të fortë dhe fuqi të mahnitshme para syve të gjithë Izraelit.+