Eksodi
40 Atëherë Jehovai i tha Moisiut: 2 «Ditën e parë të muajit të parë do të montoni tabernakullin, tendën e takimit.+ 3 Futni brenda arkën e Dëshmisë+ dhe mbylleni me perde hyrjen për tek Arka.+ 4 Futni brenda tryezën+ dhe sistemoni mbi të gjërat e saj; futni edhe shandanin+ dhe ndizni llambat e tij.+ 5 Pastaj vini përpara arkës së Dëshmisë altarin e artë për temjanin+ dhe varni perden e trashë në hyrje të tabernakullit.+
6 Vendosni altarin e blatimit të djegur+ përpara hyrjes së tabernakullit, tendës së takimit; 7 vëreni legenin mes tendës së takimit dhe altarit, dhe mbusheni me ujë.+ 8 Pastaj montoni oborrin+ rreth e qark tabernakullit dhe vendosni perden e trashë+ për hyrjen e oborrit. 9 Më pas merr vajin e mirosjes+ dhe miros* tabernakullin e gjithçka që është në të;+ shenjtëroje atë dhe gjithë pajisjet e tij, që të bëhet i shenjtë. 10 Miros altarin e blatimit të djegur me gjithë pajisjet e tij dhe shenjtëroje altarin, që të bëhet një altar shumë i shenjtë.+ 11 Gjithashtu miros legenin me këmbalecin e tij dhe shenjtëroje.
12 Pastaj afroji Aronin dhe djemtë e tij pranë hyrjes së tendës së takimit dhe laji me ujë.+ 13 Vishi Aronit rrobat e shenjta,+ mirose+ dhe shenjtëroje; kështu ai do të më shërbejë si prift. 14 Pas kësaj paraqit djemtë e tij dhe vishu rrobat e gjata.+ 15 Mirosi siç mirose edhe babanë e tyre,+ që të më shërbejnë si priftërinj. Falë kësaj mirosjeje, priftëria do të jetë vazhdimisht e tyrja, brez pas brezi.»+
16 Moisiu veproi në përputhje me gjithçka që i kishte urdhëruar Jehovai;+ ai bëri pikërisht ashtu.
17 Tabernakulli u montua ditën e parë të muajit të parë, në vitin e dytë.+ 18 Kur montoi tabernakullin, Moisiu vendosi poshtë bazamentet me fole,+ ngriti skeletet prej druri,+ futi shufrat+ dhe ngriti shtyllat. 19 Pastaj shtroi tendën+ mbi tabernakull dhe sipër saj hodhi mbulesën,+ siç e kishte urdhëruar Jehovai Moisiun.
20 Pastaj mori Dëshminë,*+ e futi në Arkë,+ i futi shufrat+ Arkës+ dhe i vuri kapakun.+ 21 Pastaj e futi Arkën në tabernakull, vuri perden+ ndarëse dhe me të mbylli hyrjen për tek arka e Dëshmisë,+ siç e kishte urdhëruar Jehovai Moisiun.
22 Më pas vendosi tryezën+ brenda tendës së takimit, nga ana veriore e tabernakullit, jashtë perdes, 23 dhe sipër saj i vuri stivë bukët+ para Jehovait, siç e kishte urdhëruar Jehovai Moisiun.
24 Shandanin+ e vuri brenda tendës së takimit, përballë tryezës, nga ana jugore e tabernakullit, 25 dhe ndezi llambat+ para Jehovait, siç e kishte urdhëruar Jehovai Moisiun.
26 Vuri edhe altarin e artë+ brenda tendës së takimit, përpara perdes, 27 që të digjte+ në të temjanin aromatik,+ siç e kishte urdhëruar Jehovai Moisiun.
28 Pastaj vari perden e trashë+ në hyrje të tabernakullit.
29 Altarin e blatimit të djegur+ e vendosi në hyrje të tabernakullit, të tendës së takimit, që të flijonte në të blatimin e djegur+ dhe blatimin në drithë, siç e kishte urdhëruar Jehovai Moisiun.
30 Vuri pastaj legenin mes tendës së takimit dhe altarit, dhe e mbushi me ujë për t’u larë priftërinjtë.+ 31 Atje Moisiu, Aroni dhe djemtë e tij lanë duart e këmbët. 32 Sa herë që futeshin në tendën e takimit ose i afroheshin altarit, ata* lanin këmbët e duart,+ siç e kishte urdhëruar Jehovai Moisiun.
33 Së fundi montoi oborrin+ rreth e qark tabernakullit dhe altarit, dhe vuri perden e trashë për hyrjen e oborrit.+
Kështu Moisiu e mbaroi punën. 34 Reja filloi të mbulonte tendën e takimit dhe lavdia e Jehovait mbushi tabernakullin.+ 35 Moisiu nuk mundi të hynte në tendën e takimit, sepse reja qëndronte mbi të, dhe lavdia e Jehovait e mbushi tabernakullin.+
36 Kur reja ngrihej sipër tabernakullit, izraelitët e mblidhnin kampin dhe niseshin, e kështu bënin gjatë gjithë etapave të udhëtimit të tyre.+ 37 Por nëse reja nuk ngrihej, ata nuk e zhvendosnin kampin deri ditën kur ajo të ngrihej.+ 38 Faktikisht reja e Jehovait rrinte ditën mbi tabernakull, kurse natën mbi të qëndronte një zjarr, në sy të gjithë popullit të Izraelit, gjatë gjithë etapave të udhëtimit të tyre.+