Hozea
10 «Izraeli është një hardhi e degraduar* që jep fryt.+
Sa më shumë rritet fryti i tij, aq më shumë i shton altarët;+
sa më i mirë prodhimi i tokës së tij, aq më madhështore shtyllat e tij të shenjta.+
Dikush do t’ua copëtojë altarët dhe do t’ua shkatërrojë shtyllat.
3 Ata do të thonë: ‘Ne nuk kemi mbret,+ sepse nuk kemi nderuar thellësisht Jehovain.*
E ç’mund të bëjë një mbret për ne?!’
4 Thonë fjalë boshe, bëjnë be të rreme+ dhe besëlidhje.
Kështu gjykimi ka mbirë si bimë helmuese në brazdat e arave.+
5 Banorët e Samarisë do të tremben për viçin-idhull të Beth-Avenit.+
Populli do të mbajë zi për të;
kështu do të bëjnë edhe priftërinjtë e perëndive të huaja që gëzoheshin për të e për lavdinë e tij,
sepse ai do të shkojë në mërgim, larg tyre.
6 Ai do të çohet në Asiri si dhuratë për një mbret të madh.+
Efraimi do të turpërohet,
dhe Izraelit do t’i vijë turp për shkak të këshillës që ndoqi.+
8 Vendet e larta* të Beth-Avenit,+ mëkati i Izraelit,+ do të shkatërrohen.+
Mbi altarët e tyre do të rriten gjemba dhe gjembaçë.+
Njerëzit do t’u thonë maleve: ‘Na mbuloni!’
dhe kodrave: ‘Bini mbi ne!’+
9 Ti ke mëkatuar që nga ditët e Gibeahut,+ o Izrael.
Ata këmbëngulën në të njëjtin mëkat.
Lufta nuk i zuri* bijtë e padrejtësisë në Gibeah.
10 Do t’i disiplinoj kur të kem dëshirë unë.
Popujt do të mblidhen kundër tyre,
kur ata të vihen nën zgjedhën e dy fajeve të tyre.*
11 Efraimi ishte një mëshqerrë e stërvitur që i pëlqente të shinte.*
Kështu që nuk ia vura zgjedhën në qafën e saj të bukur.
Tani unë do të bëj që dikush tjetër të vërë një zgjedhë mbi* Efraimin.+
Juda do të lërojë tokën; Jakobi do të thërrmojë plisat për të.
12 Mbillni farë me drejtësi dhe korrni dashuri besnike.
Lëroni arën tuaj,+
sa ka kohë për ta kërkuar Jehovain,+
derisa ai të vijë dhe t’ju mësojë drejtësinë.+
Keni ngrënë frytin e mashtrimit,
sepse keni pasur besim tek udha juaj,
te numri i madh i luftëtarëve tuaj.
14 Një zhurmë lufte dëgjohet kundër popullit tënd,
dhe qytetet e tua të fortifikuara do të rrënohen që të gjitha,+
ashtu si rrënimi që solli Shalmani nga shtëpia e Arbelit
ditën e betejës kur nënat u bënë copë-copë pranë fëmijëve të tyre.
15 Kështu do ta pësosh, o Bethel,+ për shkak të ligësisë sate tejet të madhe.