Jobi
33 Tani Job, të lutem, dëgjoji fjalët e mia,
dëgjo gjithçka që do të të them.
5 Nëse mundesh, m’u përgjigj;
paraqiti argumentet e tua para meje;
bëhu gati të mbrosh çështjen tënde.
7 Prandaj s’ke pse trembesh nga unë,
se nuk do të të rëndoj me fjalë.
8 U vura veshin fjalëve të tua,
po, të dëgjova tek thoshe disa herë:
9 ‘Jam i kulluar, s’kam bërë asnjë mëkat;+
jam i pastër, s’kam bërë asnjë faj.+
12 Por këtu nuk ke të drejtë, prandaj të përgjigjem:
Perëndia qëndron shumë më lart se njeriu.*+
13 Pse ngre akuza kundër Tij?+
Ngaqë nuk iu përgjigj fjalëve të tua?+
14 Perëndia flet një herë, madje dy herë,
por askush s’ia vë veshin;
15 flet nëpërmjet ëndrrave, vegimeve* të natës+
kur njeriu bie në gjumë të thellë, kur fle në shtrat.
16 Atëherë ai ia hap njeriut veshët+
dhe ia ngulit* në mendje mësimet e Tij,
17 që ta largojë nga veprimet e këqija+
dhe ta mbrojë nga krenaria.+
19 E korrigjon njeriun edhe me anë të dhembjeve në shtratin e vet,
e me dhembjet e vazhdueshme të kockave,
20 aq sa i pështiroset buka
e i neveritet edhe ushqimi më i shijshëm.+
21 Mishi i tretet derisa s’shihet më,
kockat që s’dukeshin, tani duken sheshit.
23 Nëse për të ka një lajmëtar,* një mbrojtës në një mijë,
për t’i treguar njeriut ç’është e drejtë,
24 atëherë Perëndia i tregon mëshirë e i thotë:
Kam gjetur një shpërblesë* për të!+
25 Mishi iu bëftë më i freskët* se në rini!+
Iu ktheftë gjallëria si në ditët e rinisë!’+
26 Ai do t’i përgjërohet Perëndisë,+ i cili do ta miratojë,
dhe do të brohorasë plot hare teksa sheh fytyrën e Tij.
Perëndia do ta konsiderojë përsëri të drejtë vdekatarin.
27 Para njerëzve ky do të shpallë:*
28 Perëndia e ka shpenguar shpirtin tim* që të mos përfundojë në gropë;*+
tani jeta ime do të shohë dritë.’
29 E pra, Perëndia i bën gjithë këto gjëra
dy herë, madje tri herë, për njeriun,
e që drita e jetës të shndritë mbi të.+
31 Vërja veshin asaj që po të them, o Job! Më dëgjo!
Rri në heshtje, se kam ende për të folur.
32 Po pate ndonjë fjalë për të thënë, shprehu;
fol, se dua të të jap të drejtë.
33 Nëse s’ke çfarë të thuash, më dëgjo mua;
rri në heshtje, dhe unë do të të mësoj mençurinë.»