Jobi
16 Jobi iu përgjigj:
2 «Sa e sa herë kam dëgjuar fjalë të tilla!
E në vend që të më ngushëlloni, po ma bëni zemrën plagë!+
3 Si s’paskan fund fjalët boshe?*
Ç’të* shtyn të më përgjigjesh kështu?
4 Edhe unë fare mirë mund të flisja si ju,
e po të ishit ju në vendin tim,
edhe unë mund të sillja argumente bindëse kundër jush
e ta tundja kokën gjithë përbuzje.+
5 Në vend të kësaj, do t’ju jepja forcë me fjalët e gojës sime,
dhe me ngushëllimin e buzëve të mia do t’jua lehtësoja dhembjen.+
8 Më ka mbërthyer edhe mua, e gjendja ime dëshmon për këtë;
edhe trupi im kockë e lëkurë ngrihet e jep prova kundër meje.
9 Gjithë zemërim, ai më ka dërrmuar;
kundër meje ushqen mëri dhe kërcëllin dhëmbët;+
sytë e tij më shpojnë tejpërtej sikur ta kisha armik.+
10 Njerëzit hapin gojën për të më gllabëruar,+
më godasin me shuplaka faqeve gjithë përçmim
dhe kundër meje mblidhen turma-turma.+
12 Isha rehat, por ai më bëri copë-copë;+
më kapi nga zverku e më dërrmoi,
pastaj më bëri shënjestrën e vet.
13 Harkëtarët e tij më rrethojnë ngado;+
ai m’i shpon veshkat+ pa pikë dhembshurie;
tëmthin ma derdh përtokë.
14 Më hap të çarë pas të çare;
si një luftëtar më vërsulet.
16 Fytyra më është skuqur nga të qarat+
e sytë më kanë vënë rrathë të zinj,*
17 edhe pse duart e mia s’e njohin dhunën
dhe lutja ime është e sinqertë.
18 O tokë, mos e mbulo gjakun tim!+
Mos u ndaltë klithma ime!
19 Megjithatë, dëshmitari im është në qiej;
ai që dëshmon për mua është atje lart.