Për mjeshtrin e korit; të shoqërohet me instrumente me tela, të akorduara në sheminith. Këngë e Davidit.
6 O Jehova, mos më korrigjo gjithë zemërim,
mos më ndreq me tërbim!+
2 Ji zemërmirë me mua, o Jehova, se po sfilitem!
Jepmë forcë, o Jehova,+ se po më dridhen gjunjët!
3 Po, o Jehova, më ther shpirti,+
ndaj të pyes: «Deri kur?!»+
4 Kthehu, o Jehova, e më çliro!+
Më shpëto për hir të dashurisë sate besnike,+
5 sepse kush do të të zërë në gojë i vdekur?!
Kush do të të lëvdojë në Varr?!+
6 Ma lodhën shpirtin gjithë këto rënkime;+
me lot e mbuloj shtratin tim tërë natën,
me të qara e mbyt krevatin.+
7 Sytë më janë tretur nga pikëllimi,+
më janë shuar se të gjithë më bien në qafë.
8 Shporruni të gjithë ju që bëni veç keq,
se Jehovai do ta dëgjojë ngashërimin tim;+
9 Jehovai do ta dëgjojë përgjërimin tim;+
Jehovai do ta pranojë lutjen time.
10 Tërë armiqtë e mi do të shtangen e me turp do të mbulohen,
dhe befas të poshtëruar do të sprapsen.+