16 Njeriu i thur mirë mendimet para se të flasë,
por përgjigjja e duhur vjen nga Jehovai.+
2 Të gjitha udhët e veta i duken të drejta njeriut,+
por Jehovai shqyrton motivet.+
3 Lërja në dorë Jehovait çdo gjë që bën,+
dhe planet e tua do të kenë sukses.
4 Jehovai bën që çdo gjë të plotësojë qëllimin e tij,
madje edhe që të ligjtë të rrënohen ditën e shkatërrimit.+
5 Njerëzit me zemër krenare janë të neveritshëm për Jehovain.+
Ji i sigurt për këtë: ata do të ndëshkohen se s’bën.
6 Me dashuri dhe besnikëri, faji shlyhet,+
dhe kush nderon thellësisht Jehovain, i largohet së keqes.+
7 Kur Jehovai kënaqet me udhët e një njeriu,
bën që edhe armiqtë e tij të jenë në paqe me të.+
8 Më mirë të kesh pak me drejtësi,+
se shumë fitime, me padrejtësi.+
9 Në zemër, njeriu mund ta planifikojë udhën e vet,
por hapat ia drejton Jehovai.+
10 Nga goja e mbretit duhet të dalin vendimet e Perëndisë;+
ai s’duhet ta tradhtojë kurrë drejtësinë.+
11 Kandari dhe peshorja e saktë vijnë nga Jehovai;
të gjithë gurët e peshës në trastë i ka përcaktuar ai.+
12 Zakonet e liga janë të pështira për mbretërit,+
sepse froni bëhet i patundur me drejtësi.+
13 Fjalët e drejta janë të këndshme për mbretërit;
ata e duan njeriun që flet me ndershmëri.+
14 Tërbimi i mbretit është lajmëtar i vdekjes,+
por i mençuri e zbut tërbimin.+
15 Kur fytyra e mbretit rrëzëllen, ka jetë;
pëlqimi i tij është si re shiu në pranverë.+
16 Është shumë më mirë të fitosh mençuri se ar,+
të fitosh aftësi për të kuptuar se argjend!+
17 Rruga e të drejtëve e shmang të keqen.
Kush kujdeset për udhën e tij, mbron jetën e vet.+
18 Krenaria vjen para rrëzimit
dhe fryma fodulle para pengimit.+
19 Më mirë i përulur mes zemërbutëve+
se të ndash pasuri me fodullët.
20 Atij që tregon gjykim të thellë, i shkon mbarë,
dhe ai që ka besim te Jehovai, është i lumtur.
21 Kush ka zemër të mençur, do të shihet si njeri me mend,+
dhe kush është fjalëmbël, ka më shumë forcë bindëse.+
22 Gjykimi i thellë është burim jete për ata që e zotërojnë,
por të marrët i ndëshkon vetë marrëzia e tyre.
23 Zemra e të mençurit i fal gjykim të thellë gojës së vet+
dhe u shton forcë bindëse fjalëve të veta.
24 Fjalët e këndshme janë hoje mjalti,
të ëmbla për shpirtin dhe shërim për kockat.+
25 Është një udhë që njeriut i duket e drejtë,
por në fund ajo të çon në vdekje.+
26 Oreksi e bën punëtorin të punojë fort;
në të vërtetë është uria që e nxit.+
27 Njeriu i pavlerë rrëmon për të keqen;+
fjalët e tij përvëlojnë si zjarr.+
28 Intriganti shkakton konflikte,+
dhe shpifësi ndan miqtë e ngushtë.+
29 Njeriu i dhunshëm e bën për vete tjetrin
dhe e çon në udhë të gabuar.
30 Ai shkel syrin, teksa kurdis të këqija,
dhe me buzëqeshje të shtirë, i çon deri në fund intrigat.
31 Flokët e bardhë janë kurorë bukurie+
kur ecin në udhën e drejtësisë.+
32 Kush nuk zemërohet shpejt,+ është më mirë se një burrë i fuqishëm,
dhe kush e mban nën fre zemërimin, është më mirë se ai që pushton një qytet.+
33 Vërtet shorti hidhet në prehër,+
por çdo vendim që merret nëpërmjet tij, vjen nga Jehovai.+