15 Përgjigjja e butë e largon tërbimin,+
por një fjalë therëse ngjall zemërim.+
2 Gjuha e të mençurve e përdor mirë njohurinë,+
kurse goja e të pamendëve vjell veç marrëzi.
3 Sytë e Jehovait janë kudo
dhe shikojnë si të këqijtë, edhe të mirët.+
4 Gjuha e qetë është pemë jete,+
ndërsa fjalët dredharake sjellin dëshpërim.
5 I marri e përbuz disiplinën e të atit,+
por mendjemprehti e pranon ndreqjen.+
6 Shtëpia e të drejtit është plot me gjëra të çmuara,
por të ligun e futin në telashe të ardhurat e veta.+
7 Buzët e të mençurve përhapin njohuri,+
por zemra e të marrëve, jo.+
8 Flijimi i të ligjve është i neveritshëm për Jehovain,+
por lutja e të drejtëve është e pëlqyeshme në sytë e tij.+
9 Udha e të ligut është e pështirë për Jehovain,+
por Ai e do njeriun që kërkon me ngulm drejtësinë.+
10 Disiplina i duket e keqe atij që e braktis udhën e mirë,+
dhe kush e urren korrigjimin, ka për të vdekur.+
11 Varri dhe vendi i kalbjes janë para syve të Jehovait,+
e aq më tepër zemrat e njerëzve!+
12 Tallësi nuk e do atë që e ndreq;+
ai nuk konsultohet kurrsesi me të mençurit.+
13 Zemra e gëzuar e çel fytyrën,
por zemra e vrarë e dërrmon shpirtin.+
14 Zemra që kupton, e kërkon njohurinë,+
kurse goja e të pamendëve ushqehet me marrëzi.+
15 Të këqija janë të gjitha ditët e të munduarit,+
por kush ka zemër të gëzuar, ka festë përherë.+
16 Më mirë të kesh pak e të nderosh thellësisht Jehovain,+
se të kesh pasuri të madhe e të jesh në ankth.+
17 Më mirë një pjatë perime ku ka dashuri,+
se një dem i majmur ku ka urrejtje.+
18 Njeriu gjaknxehtë ndez grindje,+
por kush nuk zemërohet shpejt, e shuan sherrin.+
19 Udha e përtacit është si gardh plot gjemba,+
kurse shtegu i të drejtit është si rrugë e sheshuar.+
20 Biri i mençur e gëzon të atin,+
por i pamendi e përbuz nënën e vet.+
21 Marrëzia e gëzon njeriun që nuk ka gjykim të mirë,+
por njeriu me aftësi dalluese ndjek udhën e drejtë.+
22 Planet prishen kur nuk konsultohesh,
por plotësohen me shumë këshilltarë.+
23 Njeriu kënaqet kur jep përgjigjen e duhur,+
dhe një fjalë në kohën e duhur, oh, sa e mirë është!+
24 Shtegu i jetës e çon lart njeriun me gjykim të thellë+
dhe e largon nga shtegu që zbret në Varr.+
25 Jehovai do ta shembë shtëpinë e fodullëve,+
por do t’i mbrojë kufijtë e pronës së vejushës.+
26 Intrigat e të ligjve janë të pështira për Jehovain,+
por fjalët e këndshme i sjellin Atij kënaqësi.+
27 Kush nxjerr fitime të pandershme, fut në telashe shtëpinë e vet,+
por kush i urren ryshfetet, ka për të jetuar.+
28 Zemra e të drejtit mediton para se të përgjigjet,+
ndërsa goja e të ligjve vjell të këqija.
29 Jehovai u rri larg të ligjve,
por e dëgjon lutjen e të drejtëve.+
30 Sytë e shndritshëm e gëzojnë zemrën;
një lajm i mirë i ripërtërin kockat.+
31 Kush ua vë veshin korrigjimeve jetëdhënëse,
gjen vend mes të mençurve.+
32 Kush e hedh poshtë disiplinën, përçmon jetën e vet,+
por kush ua vë veshin korrigjimeve, fiton aftësi për të kuptuar.+
33 Nderimi i thellë për Jehovain të stërvit për të vepruar me mençuri,+
dhe përulësia i prin lavdisë.+