Kënga e Solomonit
7 «Sa të bukura janë këmbët e tua në sandale, o vashë fisnike!
Si stoli të punuara nga duart e një artizani
janë kofshët e tua të kolme.*
2 Si kupë e rrumbullakët është kërthiza jote;
mos mungoftë kurrë në të vera aromatike!
Si një tog gruri rrethuar me zambakë është barku yt.
4 Si kullë fildishi+ është qafa jote.+
Si rezervuarët e Heshbonit+ pranë portës së Bath-Rabimit janë sytë e tu.+
Si kulla e Libanit që shikon nga Damasku është hunda jote.
5 Koka të jep nur si mali Karmel.+
6 Sa e bukur dhe e këndshme je, o vajzë e dashur,
më shumë se çdo gjë tjetër që të fal kënaqësi të thellë!
8 Thashë: ‘Në palmë do të hipi,
që degët me hurma Arabie të kap.’
Si bistakë rrushi qofshin gjinjtë e tu,
aroma e frymës sate qoftë si ajo e mollës,
«Për të shtrenjtin tim le të rrëshqasë butë kjo verë,
si vera që ëmbël rrjedh mbi buzë e të vë në gjumë.
12 Le të ngrihemi herët e në vreshta të shkojmë,
të shohim në ka nxjerrë lastarë* hardhia,
në kanë çelur lulet,+
në kanë lulëzuar shegët.+
Atje do të të them sa shumë të dua.+
13 Aromën e tyre përhapin madërgonat,+
e pranë dyerve tona ka fruta nga më të zgjedhurat,+
të njoma e të thata.
Për ty i ruajta, o i shtrenjti im.