Psalmi
Për mjeshtrin e korit. Këngë e Davidit.
2 Jehovai do ta ruajë e do ta mbajë gjallë,
e mbi faqen e dheut, ai do të quhet i lumtur;+
ti nuk ke për ta lënë kurrsesi në dorë të armiqve.+
3 Jehovai do ta mbështetë në shtratin e lëngatës;+
gjatë sëmundjes, ti do ta shndërrosh shtratin e tij.*
4 Unë thashë: «O Jehova, ji zemërmirë me mua.+
Më shëro+ se kundër teje kam mëkatuar.»+
5 Gjithë shpirtligësi armiqtë thonë për mua:
«Kur do të vdesë? Kur do t’i shuhet emri?»
6 Edhe kur ndonjë prej tyre vjen të më shohë,
më flet nga një zemër hipokrite.
I mban veshët hapur për të gjetur ndonjë të keqe
dhe me të ikur, thotë gjithë të zezat.
7 Të gjithë ata që më urrejnë,
kurdisin kundër meje ndonjë të keqe e çuçurisin me njëri-tjetrin:
10 Por ti, o Jehova, ji zemërmirë me mua dhe më ngri,
që t’ua kthej hakun siç e meritojnë.
11 Kur armiqtë e mi të mos brohorasin më triumfues kundër meje,+
do ta kuptoj se je i kënaqur me mua.
Amin, po, amin!