Psalmi
Këngë e Davidit.
Shpejto të më ndihmosh!+
Dëgjoma zërin kur të thërras!+
2 Qoftë lutja ime si temjan+ i përgatitur mirë para teje!+
Qofshin duart e shtrira drejt teje,* si blatimi në drithë i mbrëmjes!+
3 O Jehova, vëri një rojë gojës sime!
Vëru një rojtar dyerve të buzëve të mia!+
4 Mos e lër zemrën time të priret drejt së keqes+
e të bëj gjëra të poshtra tok me të ligjtë;
mos shijofsha kurrë ushqimet e tyre të zgjedhura.
5 Nëse më godet i drejti, do të jetë dashuri besnike nga ana e tij;+
nëse më korrigjon, do të jetë si vaji mbi kokën time,+
e unë kurrsesi nuk kam për ta refuzuar;+
do të lutem për të edhe kur hallet ta mundojnë.
6 Vërtet gjykatësit e popullit i flakin në greminë,
ama fjalëve të mia populli do t’ua vërë veshin, se janë të ëmbla për shpirtin.
7 Ashtu si ndahen plisat kur lërohet toka,
ashtu janë shpërndarë edhe eshtrat tona në gojë të Varrit.*
8 Por unë i kam sytë te ti, o Zotëri Sovran Jehova!+
Veç te ti kam gjetur strehë,
ndaj mos lejo të më shuhet jeta.*
9 Më mbro nga kthetrat e grackës që kanë ngritur për mua,
nga kurthet e atyre që bëjnë veç keq.